Gërdec-Hetime, Kosta Trebicka merret në pyetje
Prokuroria e Përgjithshme ka marrë sot në pyetje në kuadër të hetimeve të shpërthimeve të municioneve në Gërdec Kosta Trebickën, nënkontraktorin e frimës amerikane AEY. Kosta Trebicka është pyetur për drejtorin e MEICO-s Ylli Pinari, ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe presidentin e Firmës amerikane Aey.Inc Efraim Diveroli. Nuk harrojmë që kompania e Trebickës ishte kontaktuar nga firma amerikane për të paketuar fishekë, por ajo u zëvendësua më pas nga firma e Delijorgjit “Alba-Demil”
Disa ditë më parë Kosta Trebicka akuzoi kompaninë qeveritare të import-eksport të armëve MEICO për sabotim të kontratave që Pentagoni kishte urdhëruar për blerjen e municioneve. Sipas Trebickës nëse MEICO do t’i shiste direkt AEY-së armatim me çmim 22 dollarë për një mijë fishekë atëherë funksionarët e kompanisë shtetërore nuk do të fusnin asnjë lekë në xhep, por gjithçka do të shkonte në buxhetin e shtetit.