E Diel, 1 Nëntor 2026

Haradinaj- Tani mund të ndërtojmë një shoqëri të bashkuar

Pas shpalljes i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Luftës, Hagë, ish-kryeminstri kosovar Ramush Haradinaj u është drejtuar përmes një letre qytetarëve të Kosovës , në të cilën shprehet se Kosova ndodhet shumë pranë realizimit të ëndrrave të saj. “ Sot ne jemi një komb i lirë dhe sovran dhe tani mund të ndërtojmë një shoqëri dinamike e të bashkuar, e cila bazohet në sundimin e ligjit dhe në respektimin e të drejtave themelore të njeriut për të gjithë qytetarët e Kosovës”, është shprehur Haradinaj. Ndërkohë që Beogradi ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Hagës për shpalljen të pafajshëm të ish-komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj. Kryeminstri Vojisllav Koshtunica e ka cilësuar vendimin si një veprim të errët të Gjykatës së Hagës,  cili dëshmon se nuk bëhet fjalë për një institucion që vendos drejtësinë. Ndërkohë në rrugët e Prishtinës dhe qyteteve të tjera të Kosovës kanë filluar tashmë festimet për lirimin e Ramush Haradinaj nga Gjykata e Hagës. Festimet zhvillohen edhe ne fshatin e lindjes se Haradinaj në Gllogjan të Deçanit, si edhe në rrafshin e Dukagjinit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›