E Shtunë, 31 Tetor 2026

E terheq mushka zvarre, vdes 64-vjecari

Librazhd - Vdes pasi terhiqet zvarre nga mushka nje 64-vjecar nga fshatrat e Librazhdit. Faik Hysa me banim ne fshatin Kokrete, te komunes Hotolisht, ne Librazhd, ka nderruar jete dy dite me pare, pasi eshte terhequr zvarre per qindra metra nga kafsha shtepiake. Sipas deshmitareve okulare, 64-vjecari ishte duke terhequr mushken prej kapistre, kur ajo eshte trembur krejt papritur. I moshuari ka humbur ekuilibrin dhe ka rene si pasoje e terheqjes me shpejtesi te litarit nga kafsha. Ai nuk ka mundur te shkepuse litarin nga dora, pasi e kishte te lidhur ne forme laku. Mushka eshte trembur akoma me shume, pasi i zoti rreshqiste zvarre prapa saj, duke marre plage qe i shkaktuan vdekjen.

F.S


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›