E Shtunë, 31 Tetor 2026

E ze dheu, perfundon ne koma argati

Librazhd - Mbulohet nga dheu, ndersa kishte shkuar te punonte argat. Nje mase e madhe dheu ka zene poshte 28-vjecarin Servet Elezi, me banim ne Perrenjas te Librazhdit. 28-vjecari kishte shkuar per te punuar argat te Hekuran Faqolli. Por gjate punes nje mase e madhe dheu ka rreshqitur dhe e ka zene poshte. Familjaret dhe banoret perreth kane dhene ndihmen e pare, duke bere te pamunduren per ta shpetuar nga fatkeqesia. Elezi eshte derguar ne spitalin e Perrenajsit dhe me pas eshte nisur me urgjence ne Tirane per nje sherbim me te specializuar. Sipas mjekeve, ai ndodhet ne gjendje koma, per shkak te shembjeve dhe demtimeve te renda qe ka pesuar ne trup.

F. S


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›