Vrasja e 10-vjecarit, shtyhet serish gjykimi
Aleksander Ndoja
Togat e zeza nuk kane mundur qe te merren vesh me tyre, per vijimin e gjyqit ne ngarkim te Shpetim Zizes, 19-vjecarit te akuzuar per vrasjen e 10-vjecarit Bekim Cenga. Per here te dyte ne pak dite, trupa e sigurise ka rikthyer mbrapsht per ne qeli te dyshuarin per vrasjen dhe dhunimin e femijes nga lagjja "Kamen" ne kete qytet. Ne vendimin e ndermjetem te saj, gjykata e Peshkopise ka vendosur shtyrjen e seances ne nje dite te pacaktuar, me pretendimin se prokuroria nuk i ka siguruar provat e nevojshme per vertetimin e akuzes se ngritur prej saj. Nderkohe qe prokuroria eshte kunderpergjigjur, duke paraqitur si proven me te rendesishme ate te rrefimit te pandehurit, Shpetim Ziza, i cili ka pranuar krimin, duke e treguar ate me detaje. Madje ka qene vete ai, qe i ka cuar policet drejt te kufoma, vendin e te ciles e mbante te fshehur prej ditesh. Por gjykata nuk e quan te sigurt kete prove, pasi Shpetim Ziza eshte i fiksuar ne kamera, duke e rrefyer ngjarjen, duke qeshur dhe pa treguar asnje shenje pendese. Ky fakt e ka bindur gjykaten te shkoje ne perfundimin se theniet e tij jane nen efektin e papergjegjshmerise mendore, ndaj duhen fakte per ta dokumentuar si te mireqene rrefimin e te vetedenoncuarit per kete krim te rende. Me daten 15 prill te ketij viti, Gjykata e Rrethit te Dibres ka rikthyer per hetim ceshtjen ne ngarkim te Shpetim Zizes, i akuzuar per perdhunimin dhe vrasjen e 10-vjecarit Bekim Cenga. Togat e zeza i kane konsideruar "te pamjaftueshme" provat ne ngarkim te 19-vjecarit, duke mbyllur seancen gjyqesore ne pak minuta. Gjashte muaj pas ngjarjes se rende, e cila tronditi gjithe opinionin ne Shqiperi, Prokuroria e Dibres ka cuar para gjykates Shpetim Zizen, nga lagjja "Kamen" e Peshkopise. Prova me e rendesishme e sjelle nga akuza eshte rrefimi i te pandehurit, i cili ka pranuar krimin, duke rrefyer edhe detaje. Gjithashtu, ka qene 19-vjecari, qe i ka treguar policise vendin ku ndodhej kufoma, e cila u gjet pikerisht ne ate pozicion, sic ishte pershkruar nga personi qe mori persiper autoresine e krimit. Por, nga menyra se si Ziza ka rrefyer ngjarjen, duke qeshur dhe pa treguar asnje shenje pendese, e kane cuar gjykaten ne perfundimin se theniet e tij jane nen efektin e papergjegjshmerise mendore, ndaj duhen fakte per ta dokumentuar si te mireqene rrefimin e Zizes. Gjate marrjes ne pyetje, Shpetim Ziza, i veteshpallur autori i ketij krimi te rralle dhe mjaft te rende, si ne momentin e ndalimit, por edhe gjate hetimit, eshte shfaqur si nje njeri me deficensa te theksuara mendore. I akuzuari per perdhunimin dhe vrasjen e Bekim Cenges eshte liruar dy here nga Gjykata e Rrethit te Dibres. Ne maj te vitit 2006, Shpetim Ziza eshte perballur me togat e zeza, nen akuzat e "armembajtjes pa leje" dhe "prishjes se qetesise publike", por ai u lirua dy muaj me vone, si i semure mendor. Ne gusht te po atij viti, Ziza akuzohet per "armembajtje pa leje", "prishje te qetesise publike" dhe "kanosje me arme". Serish lirohet, pasi pushohen akuzat. Nje vit me vone, ai akuzohet per ngjarjen qe tronditi opinionin publik, duke hedhur edhe hije dyshimi mbi togat e zeza.
Si u vra 10-vjecari
Krimi qe tronditi opinionin publik u konsumua mbremjen e 23 tetorit te vitit te kaluar. Trupi pa jete i Bekim Cenges u gjet kater dite me vone ne shtratin e nje perroi, jo larg nga pallati ku banon familja e tij. Ekspertet thane qe ne momentin e pare se vogelushi ishte perdhunuar perpara se te mbytej me nje lidhese kepucesh. I dyshuari i pare per krimin e shemtuar ishte Shpetim Ziza, personi qe kishte drejtuar uniformat blu ne gjetjen e kufomes. Qe diten e pare, ai pranoi autoresine e krimit, duke rrefyer edhe detaje. Ai tha se e kishte mashtruar vogelushin, duke e terhequr larg baneses, ku edhe e kishte perdhunuar, ndersa femija ishte pa ndjenja. 19-vjecari tregonte duke qeshur se si femija i lutej qe te mos e vriste, ndersa ai e goditi ne koke e pastaj e mbyti me lidhesen e kepuceve.