Punonte token i dehur, vret te bijen e mitur
Fier - Nje banor i fshatit Aranitas, te rrethit te Mallakastres, ka vrare aksidentalisht vajzen e tij 7-vjecare. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 19, te dy diteve me pare. Burime nga policia vendore bene te ditur se Sajmir Nazeraj ka qene ne gjendje i dehur, teksa po punonte me freze token, disa dhjetera metra larg baneses. Ai kishte marre me vete edhe vajzen e tij te mitur, Danielen. Babai nuk e ka pare te bijen qe u afrua te makineria dhe e ka marre zvarre, duke i shkaktuar plage te renda. Vajza ka nderruar jete brenda pak minutash. Policia e mberritur ne vendngjarje beri verifikimet e nevojshme, duke e konsideruar "vrasje nga pakujdesia".
Xh.B
Xh.B