E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vuku, qe donte te behej kryeminister

Nga Sulejman Krasniqi

Disfatat ne Serbi kremtohen si te ishin fitore te zhurmshme. Kjo eshte kthyer tashme ne nje norme te ketij kombi, madje dhe ne tradite qe riciklohet edhe ne kohet moderne, sigurisht nen nje kendveshtrim modern.

Historia e larget tregon per vrasjen e Car Llazarit nga hordhite osmane. Por, dihet qe dita e prerjes se kokes se Car Llazarit serb festohet me buje te madhe si dite e shenjte fitoreje...Kaq, sa per te misheruar kete sens te trajtimit te cdo humbjeje ne nje kumt fitoreje te madherishme.

Keto nuk jane te rastesishme, mund te permend me qindra te tilla...Por, dua te ndalem ne kohet tona moderne, kur ky sens i trajtimit te humbjes shitet si fitore dhe riciklohet historia e larget e tradites se mospranimit te rezultatit disfatist.

Jo shume kohe me pare, teksa 2008 mbaronte, Vuk Jeremic u propozua te emerohej nga Minister i Jashtem ne Kryeminister i Serbise.

Ballkani u habit, Serbia dhe presidenti Boris Tadic duartrokiten...

Njihet nga historia nje tjeter Vuk, ai Karaxhic (1787 - 1864) me thenien mitike proverbiale "Ku ka nje serb eshte Serbi'', po pinjolli Vuk Jeremic nuk kishte shume me se te shquhej ne karrieren e tij.

Presidenti i Serbise, Boris Tadic dhe politikanet me te medhenj te vendit e kishin gati pergjigjen e asaj pikepyetjeje:

Deri ne vitin 1999 tere puset e Kosoves u mbushen me kufoma te shqiptareve kosovare, mbi ato u hodhen kafshe te vrara... U hapen gropa gjigante, ku u krodhen qindra kufoma te masakruarish dhe te plagosurish... U ngarkuan kamionet frigorifere me kufomat e te masakruarve shqiptare te cilet u derguan dhe u hodhen ne lumenjte e Serbise... Me mijera shqiptare te zhdukur dje e gjithe kohen ne Kosove, te rrembyer nga zallahia terroriste, tashme nuk u dihet as nami as nishani. Te afermit veshtrojne permes loteve andej nga kufijte e Serbise... U perdhunuan edhe miturake shqiptare prej ushtareve e miliceve serbe... U dogjen fshatrat edhe tokat kosovare... Bota i pa dhe i degjoi ulerimat!

Dhimbjet dhe lotet e Kosoves ende nuk jane thare, edhe pse liria e saj ka nisur te leshoje rrenje.

Nen petkun e nje politikani modern, te buzeqeshur, plot sjellje politeske, Jeremic, i studiuar ne Shtetet e Bashkuara, ka nje merite ne te gjithe procesin e pavaresimit te Kosoves, ai ishte kunder saj. Ndryshe nuk pritej, por Jeremic i brumosur si nje nacionalist serb shkoi pertej kundershtive, me nje diplomaci dhelparake, qe ne traditen tone mund te cilesohej si "nje semundje e bute" trokiti ne portat e te gjithe politikaneve te botes si ndonje hije fantazme e coroditur, u lutej dhe pergjerohej duke u perjargur: ''Ju lutem mos pranoni pavaresine e Kosoves"

Meqe gjithcka shkon mbrapsht, kur prisnim te shpaguante Serbia per baterdine ne Kosove, per ate baterdi u tentua te dekorohej me detyren e kryeministrit te Serbise Vuk Jeremic...Edhe pse u rrezua kjo teze, perseri Kosova ndjen zemerim. Nuk mund te cmohet nje disfatist, qe ka punuar vetem dhe kunder saj.

E te mendosh se njerezia ne bote shpresojne ne drejtesi dhe mbaresi...!!!

* Shkrimtar dhe publicist


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›