E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legjitimiteti i organeve te dala nga Asamblete

Nga Sami Metalija

Fushata e zgjedhjeve te reja ne Federata eshte ne stadin e fundit. Kane perfunduar Zgjedhjet ne 28 Federata nga 31 te tilla, perfshire dhe KOSH. Jane gjetur ne perputhje te plote me ligjshmerine, jane firmosur Statutet e tyre, dhe ka filluar legalizimi i tyre ligjor duke u regjistruar ne Gjykate. Zhurma e ngritur rreth "statutit tip" tashme tregoi se i ngjante zhurmes se kusise boshe, apo komedise Shekspiriane "Shume zhurme per asgje". Kjo zhurme u amplifikua e u trumbetua nga 2-3 sekretare qe me prapesite e tyre shume vjecare rrezikonin vendin e tyre nga mos perzgjedhja nga komuniteti, te perjetshem, te lidhur pazgjidhshmerisht me "karrigen sekretariate" e cila ishte bere vazhdimesi e shtylles se tyre vertebrale. Ata i frikeson fakti i largimit nga detyra sepse mendojne se do t'u zbulohen prapesite e shumta qe nga shperdorimi i fondeve e deri tek trafiku i vizave gjate ketyre viteve qe nga 1997 (e s'ka si te ndodhe ndryshe). Kembengulja e zv/Ministrit, Ekrem Spahiu dhe e Drejtorise Sportit qe ne muajin Shtator 2008 per respektimin e Ligjit per sportin, Kartes Olimpike dhe normave Statusore si rregullator i veprimtarive te Federatave, zbatimi me rigorozitet i tyre tregoi se ata kishin te drejte, shmangu manipulimet zgjedhore, vuri mbi baza ligjore gjithe veprimtarine sportive te ketyre Federatave. Zhvillimet e mevonshme treguan se "Statuti Tip" nuk kishte asnje nderhyrje politike sic ishte paragjykuar e trumbetuar me te madhe nga manipulatoret qe e ndjenin se zbatimi i ligjshmerise e rikthimi i votes se lire do tu hiqte privilegjet, por vetem nderhyrje ligjore. Koha si gjykatesi me i mire i dha te drejte atij e jo tipave manipulues si Fidel (Kastro) Ylli (i kuq) Bello, Bezhani e Ko. Statuti Tip per here te pare qe nga viti i mbrapsht 1997 vendosi rregulla te qarta loje ne shenjterine e barazise se votes. Tashme jane zhvilluar e njohur nga Ministri i MTKRS ne baze te ligjit per sportin Asamblete zgjedhore dhe organet drejtuese te 28 Federatave nga 31 te tilla sebashku me KOSH. (s'jane njohur Asambleja e Federates se Ping-Pongut per manipulim mandatesh, Federata e ciklizmit per arsye ligjore shkelje te nenit 22 pika 3 dhe 5 dhe e KOSH. e anuluar per manipulime ne percaktimin e Delegateve dhe shkelje flagrante te Kartes Olimpike (KOSH gjate gjithe ketyre viteve nuk ka Statut). Tashme te 28 Federatat e mesiperme kane Statutet e tyre te njohura ligjerisht ne perputhje juridike me ligjin per Sportin, Karten Olimpike dhe kane filluar procedurat ligjore te regjistrimit ne Gjykate ne baze te ligjit nr 9376 dt21. 04. 2005 per Sportin. Asamblete Zgjedhore treguan se Statuti tip nuk kishte asnje perzgjedhje politike, jane rizgjedhur per te dyten, treten e me teper here 22 president Federatash e 24 sekretare, duke vleresuar komuniteti punen e tyre. Jane shmangur aventuriere te tipit Gjergj ( debitore te qindra euro ne federate qe nga koha e ish-president) te denuar e perjashtuar nga komuniteti, te cilet keto poste i donin vetem e vetem per t'i vjelur. Jane afruar e rikonfirmuar ne krye te federatave personalitete te shquara , biznesmen si Gjok Uldedaj, Ibrahim Asoy, Rezart Taci, Aleksander Biberaj, Paulin Sterkaj, Alban Zeneli, Anton Lleshi, Avni Ponari, Jani Ziso, Sali Tagani, Edvin Libohova, Flamur Topi, Mehdi Bushati etj. Keto Asamble treguan me se miri pozicionin monitorues ligjore te MTKRS dhe te Drejtorise se Sportit ne kete ministri. Ata kane mbajtur pozicion ligjor ne mbrojtje te ligjshmerise. Jane mjaft domethenese deklarimet e shume personaliteteve te sportit si Isa Tare, Edmond Krifca, Pavlo Mihali, Klodjana Shala, Elis Guri, Seit Prizreni etj., per here te pare qe nga viti 1997 po zhvillohen Asamble te rregullta duke mbrojtur barazine e votes. Fletushkat e perhapura e te botuara nga Bellot, Gjergjet, Bezhanet etj., si gjoja mbeshtetje te Nderkombetareve s'ishin e s'jane gje tjeter vetem sajesa te ketyre mjeraneve si rezultat i dezinformimeve. Nuk ka e s'mund te kete asnje institucion sportiv nderkombetar qe mbron manipulatoret, hajdutet ordinere, kur mesojne te verteten e informohen drejt e paanshmeri. Kush e mbron Viron Bezhanin kur te mesoje te verteten per shperdorimet (vjedhjet marramendese te miliona lekeve) p.sh. lidhur me zhvillimin gjoja te nje pacavure takimi nderkombetar te Mundjes ne Plazh (disiplina te cilat nuk aplikohen tek ne). Vironit te Bexhaneve duhet t'i kujtohet mire deklarimi i Z.Martineti ( presidenti i FILA) ne lidhje me kete aktivitet "ky i ashtuquajtur kampionat nderkombetar nuk ngjason as me nje kampionat shkollash" (Ku kane shkuar 16.000.000 pervec donacioneve). Ka ardhur koha qe t'i bindemi shtetit e ligjeve te tij. Ka ardhur tashme koha qe Shteti duhet te mbroje veten e tij kundrejt falsifikatoreve te tipit Bezhani, i cili me gjithe se nuk perfaqeson asgje tashme ne Federaten e Mundjes, me hyrjen ne fuqi te urdhrit te Ministrit, mban peng Federaten e Mundjes. Eshte e habitshme se si ky person merr guximin te pervetesoje vulen e Federates (sikur te jete prona e trasheguar nga i ndjeri bexhan) e me kete vule te cilen e mban ne shtepi, dezinformon ne menyren me te paturpshme FILA duke transformuar te verteten sipas oreksit te tij e (me ndihmen e miqve, bashkepunetor ne prapesina te paligjshmeve Bello. Ylli e ko).

Problematikat e hasura (ne KOSH-FSHM-FSHPP) ngjasojne mes tyre tentativat per manipulimin e Asamblese zgjedhore te 6. 12. 2008 te K. O. SH. nga klani Bello-Fidel e Ko tashme jane bere te njohura (Thyerje te normave te Kartes Olimpike ne percaktimin e delegateve, paramendim matematik i rezultatit nepermjet caktimit te delegateve preferencial etj).

Historia e manipulimit te Asamblese Zgjedhore ne KOSH. (KOKSH) nuk eshte as e re, as e panjohur. Me 28. 10. 2004 ministrit te atehershem B. Klosi disa Federata ( FSHF-FSHP-FSHA-FSHB-FSHSH-FSHB etj.) i drejtojne nje deklarate ne te cilen akuzojne Bellon e Ko per Asamble te Manipuluar, per shkelje te Kartes Olimpike etj., dhe nese nuk do te perseritet e zhvillohet nje Asamble tjeter zgjedhore, ne perputhje me parimet e Kartes Olimpike, keto federata nuk do te njihnin organet drejtuese te dala nga kjo Asamble. Padyshim qe Bledi i Klosajve nuk e vuri ujin ne zjarr, sepse ishte pjese manipulative, e ndarjes te trofeve.

Asambleja zgjedhore e dt. 5.01.2009 e Federates se Mundjes (pasi e para kishte deshtuar, per arsye manipulimi, paramendim rezultati, dhenie mandatesh te paligjshme etj.) ishte thirrur nga KE e kesaj Federate, perseri u tentua te manipulohej e te prishej, Vironit, i cili si sekretar ka detyre vetem te kryeje anen formale te organizimit korrekt statusor te Asamblese. Ne kete Asamble moren pjese 15 delegate nga 18 te mandatuar pra mbi 80% e tyre, mori vendime, beri zgjedhjet per drejtuesit e rinj ne perputhje te plote me Statutin e ligjin per Sportin. Njohja nga ana e Ministrit te MTKRS do te thote se veprimtarine e ketij institucioni (Asamblene Zgjedhore) e gjejne ne perputhje te plote me ligjshmerine ne Fuqi. Mostra Bexhani arrin deri aty sa te dhunoje zyrat, duke i thyer me force naten, rrembyer dokumentacionet patjeter komprometues, per ta perdorur alibi per shperdorimet qe cdo kontroll qofte edhe rutine do t'i zbardhte (vetem nje mendje e semure si e tij mund te veproje ne ate menyre) . Shteti duhet te veproje e tu tregoje vendin mostrave te tilla. FILA patjeter do te ripozicionohet kur te marre vesh te verteten pas informimit qe do t'i behet kur Bexhani do te dorezoje vulen e Federates e materialet e tjera te cilat deri tani i ka pervetesuar e bere prone vetjake (e turpshme si nje perfaqesues i nje Partie qe pretendon te fitoje e z. Bezhani te beje Minister), apo deri kur organet kompetente do ta detyrojne ta dorezoje.

Asambleja zgjedhore e Federates Ping-Pongut eshte e pa rregullt dhe nuk eshte njohur pjeserisht (tre mandate te Kryesise) pasi dy mandate te dhena ne kundershtim me nenin 15 te Statutit (Akorduar nga Qendra Kulturore e femijeve Berat e Durres, rast spekulativ i habitshem) juridikisht jane te paligjshme, dhe ndryshojne rezultatin (do te ribehet ne baze te Statutit). Asambleja e Ciklizmit ka probleme ligjore, eshte shkelur neni 22 pika 3 dhe 5, pritet konfirmimi zyrtar i dikastereve perkates per te vepruar, duke permbushur te gjitha detyrimet Statusore e ligjore.

Ne te gjitha Asamblete Zgjedhore te Federatave dhe ne KOSH. (KOKSH ) qe jane shfaqur probleme, dukurite jane te njejta, manipulim te procesit zgjedhor nepermjet shkeljes te barazise se votes, percaktim te delegateve me preferenca ne kundershtim me nenin 15 te Statutit, paracaktim matematik te rezultatit ne tavoline etj. Keto dukuri jane shfaqur (sic thote Z. Viron Bezhani ne nje artikull botuar ne gazeten "Panorama" me 17. 01. 2007) si psikologji sunduese me qellimin e vetem te mbajne me cdo kusht kolltukun, per te sunduar mbi te gjithe e per te bere si te duan, eshte psikologjia Bajraktariste ( ai per fat te keq te tij nuk e di rolin e Bajraktarit. Bajraku eshte Flamuri. Bajraktari eshte mbajtesi i Flamurit) e mpleksur me psikologjine moniste. Kjo psikologji e te fortit te pa zevendesueshmit te perjetesimit e ka demtuar jo pak zhvillimin e sportit, e ka krijuar precedent antiligjor te denueshem. Jemi koshient qe Statuti tip mund te kerkoje ne te ardhmen rregullime sipas specifikave konkrete te Federatave, mund te plotesohet e rregullohet sipas specifikave konkrete te Federatave per mbarevajtjen, demokratizimin e fuqizimin e veprimtarise se pavarur te tyre, por ne amulline e krijuar gjate ketyre viteve Statuti Tip ishte i domosdoshem ai sanksionoi parimin baze te Demokracise "Barazine e Votes", percaktoi rregulla te qarta loje.

* Opinionet e rubrikes "Forum" nuk prezantojne domosdoshmerish qendrimin redaksional te "Koha Jone"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›