E tunde Zeqo, e tunde...!
Jepi Zeqo, se le namftesat vetë po i shpërndanGjete orkestër me famëka një muaj, daullja bam!E tunde Zeqo, e tundenë qytete, në katundeme NATO-n ja bëre forai vihet vendit kurora.E derdhe barutin lumëGërdecin e le pa gjumënë mitingje dyqind vetakemi festë, or tungjatjeta!O Zeqo, merre me lëngmos na bëj kot dënga-dëngmos i tund prangat në duarRuaj qetësinë e merre shtruar.Korrupsioni? Mos ki zorse është gabim njerëzorE dimë, e ke marrë inatSe të la pa baxhanak...Mos e ndiz kot tym e flakëbaxhanak ti do gjesh prapëZeqo, boll prangat i tundese e bëre vendin krunde…Jo, nuk mbahet Zequa jonëVetë gëzon, e vetë luftonZequa më nuk toleronhajdutët e shtetit tonë…E tunde Zeqo, e tundeTë gjallë, të vdekur i shkundeKush bën korrupsion me gjakDo bëjë... arrest shtëpiak (!)Drejtësi e Zeqos sonëNa ka ngecur, po çalonZequa qesh e qan me lotJa që vjedhjen s’e lë dot. O Zeqo ç’a paske qenë...Nga mbive në sojin tënëVetë të vjedh e vetë të vret“Jam i ndershëm!” - del bërtet.