E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ju shkruaj për shëmtitë publike të qytetit tim turistik

Shumë qeveritarë dhe shumë nga ata që shohim përditë në TV, qarkullojnë çdo ditë në bulevardet e qytetit turistik të Sarandës. Si nuk u tërheq vëmendjen shëmtia “tregtare” e këpucëve mbi stadiumin e vollejbollit? Po tregu mesjetar? Disa bango me palo dërrasa, mbuluar me kartona dhe me streha të shëmtuara çarçafësh të vjetër mbi vete. E mbi këto qëndrojnë tregtuesit me lloje të ndryshme këpucësh, shumica e të cilave janë të përdorura.

Vizitorët e vendit, turistë të huaj dhe qytetarë sarandiotë habiten përpara kësaj shëmtese me demek tregtare.

Kamerat e të huajve dhe aparatet e vizitorëve, fotografojnë përditë këtë gjendje. Çështja tjetër është se pranë tregut të zarzavateve dhe të frutave, qelbet gjithë rruga nga era e keqe…

Mungon kontrolli qeveritar dhe kontrolli shëndetësor. Prandaj vendosëm të shkruajmë këtë letër, t’ju njoftojmë, ndoshta ndreqet kjo gjendje...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›