Muaj magjik për Messin

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është duke kaluar një periudhë të formës së shkëlqyeshme. Në 25 ditët e fundit, Messi realizoi 13 gola në gjashtë ndeshje.
Seria filloi me katër gola ndaj Valencias, një tjetër me Atletico Madridin dhe pesë kundër Leverkusenit. Messi shtoi dy të tjerë përball Racing Santanderit kurse realizoi edhe në fitoren 2-0 ndaj Sevillas të shtunën mbrëma.
Përveç golave që ka realizuar për Barcelonën, Messi kompletoi het-trikun e tij të parë për Argjentinën në fitoren 3-1 në miqësore ndaj Zvicrës.