E Shtunë, 31 Tetor 2026

E vërteta e Eto‘osë: S‘ka kontakt me Sitin

Menaxheri i Samuel Eto‘o, Mesales, ka përshkruar situatën e sulmuesit kamerunas dhe sjelljen e Barcelonës. Mesales akuzoi klubin katalanas se nuk po tregohet i sinqertë në lidhje me zhvillimet e fundit, pasi, sipas tij, presidenti Laporta po shpërndan gënjeshtra. "Eto‘o dëshiron të qëndrojë te Barcelona, por në rast së do të kërkohet të shitet, janë të tjerët që vendosin, thekson agjenti. Nuk ka asnjë ofertë të Sitit, pasi neve nuk na ka kontaktuar askush. Mesales thekson se vlera Eto‘o, është më e madhe se 30-35 milionë euro.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›