E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ksabi Alonso do të kërkojë largimin

Ksabi Alonso dhe trajneri i Liverpulit, Rafa Benitez, do të takohen për të diskutuar rreth së ardhmes. Sipas gjasave, mesfushori spanjoll do t‘i kërkojë drejtuesit të stolit ta shesë. Sipas "The Sun", 27-vjeçari kërkon të transferohet te Reali i Madridit. Duke folur për të ardhmen, Ksabi Alonso deklaroi: "Nuk e di ku do të luaj vitin e ardhshëm, nuk ia mbyll derën askujt. Reali mbetet një alternativë, por nuk mendoj se do të ishte dramë të vazhdoja karrierën te Liverpuli".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›