E Shtunë, 31 Tetor 2026

E vërteta e Kaka: Do të jem përjetë te skuadra e Milanit

Mes Zidanit dhe "Puma"-s, Kaka preferon "Puma"-n. "Ndoshta ia kërkoj atij". Puma Emerson mban te Milani numrin 5, i cili ka qenë i Kostakurtës, por edhe i një krijuesi të futbollit si Fernando Redondo, i cili, për rastësi, e ka veshur edhe te Real Madridi. Rikardo qesh, presioni është i madh, por fjala Real nuk e bën nervoz: por e shtyn, pas muajsh emocione dhe heshtjeje, të thotë të vërtetën. Një të vërtetë e cila vërtitet rreth Milanit dhe bluzës që Reali ka përgatitur për të: atë me numër 5 të mbajtur nga Zidane.

Kaka, ky sezon ka qenë ndryshe nga sa e kishit imagjinuar...

Po, kam pasur shumë probleme: gjuri, pulpa, këmba. Nuk kam gjetur vazhdimësinë dhe nuk jam në 100 për qind as tani. Shpresoj që t‘i jap një shtytje Milanit për të siguruar vendin në Champions.

Një dhuratë lamtumire?

Mendoj se gjatë këtij muaji është folur shumë, por tani po flas unë. Nuk kam pasur kontakte me Realin, askush nuk më ka kërkuar dhe mendoj se, e kam deklaruar tashmë kënaqësinë dhe dëshirën për të qëndruar këtu.

Po na propozoni titullin? Përjetë te Milani?

Për të pestën herë, më duket. Më shumë jetë se një mace.

Dikur shpreheshit: Është bukur t‘u pëlqesh klubeve të mëdhenj. Mos ndoshta këto zëra janë bërë të bezdisshëm edhe për ju?

Për më shumë, po bëhet një histori e mërzitshme edhe për publikun. Megjithatë, besoj se duhet të më kuptojnë qartë tifozët, pasi kam demonstruar se dua të qëndroj. Kam pasur një moment dyshimi me Mançester Sitin, nuk e dija se çfarë mund të ndodhte. Por më pas kam vendosur, e theksoj, nuk kam kontakte as marrëveshje me askënd.

Çfarë ju kanë lënë pas ditët e Mançester Sitit?

Përjetova një emocion të madh dhe dola prej këtyre ditëve më i fortë. E gjithë familja më thoshte se, cilat mund të ishin gjërat pozitive dhe negative, por në fund më takonte mua të vendosja. Qëndrova nga dashuria e tifozëve. Të dëgjoje stadiumin gjatë Milan-Fiorentina të ulërinte "nuk shitet Kaka", ishte fantastike. Qëndrova edhe për historinë që kam bërë e do të bëj me këtë skuadër.

Ibrahimoviç u tall paksa me ju: "Nëse më telefonon Siti, edhe unë do të pyes Zotin se çfarë duhet të bëj".

Nuk është i vetmi që thotë batuta të tilla, edhe shokët e mi bëjnë shpesh shaka rreth kësaj. Por kam kaluar shumë përvoja në jetë, që më bëjnë të kuptoj rëndësinë e besimit. Dhe nëse të tjerët nuk kuptojnë, nuk ofendohem.

A i trembeni efekteve të krizës ekonomike në futboll?

Do të ketë, është logjike. Duhet të jemi gati.

Keni frikë për një ridimensionim të Milanit?

Besoj se klubi do të bëjë më të mirën, për të ndërtuar një skuadër fituese, sepse gjithmonë kështu ka ndodhur.

Ançeloti, ashtu si ju, duket gjithnjë në merkato. A do të qëndrojë?

Është shumë i lidhur me skuadrën. Sigurisht, pas shumë vitesh, mund të ketë dëshirë për të ndryshuar, por i mbetet të arrijë rekordin e Rokos. Të hysh në histori nuk është pak.

Gatuzo tha se është gati të pranojë ulje rroge. Po ju?

Pyetje e bukur. Duke parë momentin e krizës, është një gjë që duhet vlerësuar mirë.

Pato është bërë i papërmbajtshëm, Ronaldinjo gjithnjë në dyshim.

Punon me dëshirë, por është e vështirë të përshtatet me futbollin italian: duhet ende pak durim. Ndërsa Pato ka një talent të jashtëzakonshëm dhe e ka konfirmuar.

Dunga ka thënë: Do të bëhet si Ronaldo.

Preferoj të mos bëj krahasime. Pato i ka kualitetet për t‘u bërë një lojtar i madh dhe besoj se nuk është nevoja për paralelizma mes tyre.

Çfarë diference ka vendi i dytë në krahasim me vendin e tretë?

Mund të ketë diferencë për arkat e klubit.

Kaka, çfarë premtimi ndjen t‘u bëjë tifozëve?

Tifozëve tanë u them se ne jemi të uritur si ata. Kur je i ambientuar të fitosh dhe i kalon sezonet kështu, mosngritja e tifozëve është një mungesë e jashtëzakonshëm.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›