Adela, shumë e shqetësuar: Pse është mërzitur Bjordi?
Duket se këtë javë, në shtëpinë e "Big Brother" është formuar grupi i banorëve të vjetër kundër banorëve të rinj. Dritani dhe Qetsori, më shumë se të tjerët, ndihen të kërcënuar prej konkurrentëve të rinj. Atyre u duket sikur të rinjtë u kanë hyrë në pjesë.
Marrëveshje kundër të rinjve
Dritani, si i zënë ngushtë nga situata në të cilën ndodhet, i thotë Sorit se në realitet nuk i ka qejf marrëveshjet në grup, por këtë radhë duhet t‘i bëjnë vërtet. Ai i tregon se nuk ka qenë dakord me disa manovra të Sorit, por ka ardhur koha që të bashkëveprojnë. Sori ia kthen se manovrat i duhen lojës; ka manovra të domosdoshme, ka dhe nga ato që bëhen kot. "Të na e hanë bukën këta të rinjtë?" - thotë Dritani, ndërsa Sori ia pason se ata lodhen me provën e javës, kurse të rinjtë u hyjnë në pjesë. Dritani pyet edhe Adelën që ndodhet bashkë me ta, por ajo i përgjigjet me keqardhje se në radhë të parë ka Aidën, pastaj një nga këta. Dritani ia kthen se ia tha që ajo ta ketë parasysh.
"Prova e javës, shumë e thjeshtë!"
Bjordi dhe Dritani kanë vendosur që të gatuajnë drekën. Duke u marrë me përgatitjet, ata diskutojnë për provën e javës. Bjordi mendon se sot do t‘u sjellin një tjetër provë, ndërsa Dritani mendon se kjo është prova e javës: nxjerrja e fotove artistike. Bjordi mendon se vetëm me fotot ata nuk mund ta fitojnë buxhetin, pasi është shumë pak. Dritani merr shkas nga tema dhe i thotë Bjordit se ai nuk di të nxjerrë mirë në fotografi, por Bjordi ia kthen se ai ka studiuar në shkollë për to dhe mundohet që t‘u përmbahet kritereve të duhura për foto artistike. "Çfarë fotografie e bukur është ajo, kur nuk të pëlqen pamja" - kritikon Dritani. Bjordi ia kthen se atë mund ta vlerësojë një profesionist, ndërsa ai nuk e kupton.
Toni: Tani ndoshta ka frikë!
Eltoni e merr Junën veç dhe i tregon për Dritanin, i cili u ka thënë banorëve të tjerë që do i "masakronte" konkurrentët e rinj. Ajo i thotë që është mënyrë e të shprehurit dhe nuk e merr si personale këtë gjë. Ajo shton se banorët nuk i kanë marrë me sy të mirë. Sipas Eltonit pritej një gjë e tillë, por mënyra e të shprehurit të Dritanit nuk i kishte pëlqyer. Juna i thotë që ajo ishte në dijeni të një diskutimi të tillë nga banorët. Eltoni mundohet që të gjejë arsyet e Dritanit dhe thotë: "Ndoshta ka dhe frikë!".
Adela: S‘e di se sa më kuptojnë!
Eltoni ndihmon Adelajdën në larjen e enëve dhe e pyet për jetën e saj. Ajo tregon që ka më shumë shoqe se sa shokë për vetë jetën që ka bërë ajo. Ajo shton: "Të njihesh me dikë dhe të shkosh mirë si unë me Bjordin, për një person si unë që nuk ka pasur shoqëri me meshkuj, është shumë! Nuk e di se sa më kuptojnë!" Ai e pyet nëse Bjordin e shikon thjesht si shok, apo si diçka më shumë. Ajo i thotë që për vetë faktin se si përjetohen gjërat brenda në shtëpi ajo nuk e di. Eltoni e pyet nëse asaj i ka munguar një njeri i tillë në jetën e saj. Ajo i thotë që është diçka e re dhe për këtë gjë duhet kohë për ta kuptuar.
Shakaja e Adit
Prova e parë e javës konsistonte në gjetjen e 10 kg frutash, të cilat "Big Brother" i kishte shpërndarë në të gjithë territorin e shtëpisë. Banorët duhet t‘i gjenin të gjitha frutat për ta fituar këtë provë. Qetsori u propozoi që të ndaheshin në grupe për gjetjen e frutave. Ata u impenjuan për këtë provë, por e humbën, pasi arritën të gjenin 9 kg e 600 gr fruta. Adi mendoi t‘u bënte një shaka. Ai, pasi mori vendimin e "Big Brother"-it që prova ishte e humbur, shkoi dhe hëngri një banane. Aida u revoltua, pasi mendoi që prej Adit ata do humbnin provën. Në fund Adi e tregon që ishte një shaka dhe të gjithë banorët filluan duke i ngrënë frutat.
E shtunë vdekjeprurëse!
Duke biseduar së bashku, Dritani dhe Anjeza kanë thënë se e shtuna që i priste përpara ishte e frikshme, vdekjeprurëse. Sipas Anjezës, Dritani nuk duhej të shqetësohej, sepse mundësia më e madhe për të dalë nuk ishte ai, por ajo ose Mimoza. Anjeza e ka argumentuar këtë, me faktin se ajo ishte më e reja nga banorët e nominuar dhe duke pasur më pak kohë brenda shtëpisë, ishte normale që të dilte ajo. Por ka shtuar se asnjëherë nuk i dihej dhe ajo nuk mund të fliste me siguri të plotë.
"Shtëpia është e jona!"
Qetsori i ka thënë Anjezës, Dritanit, Arjonit dhe Anit, se nesër duhet t‘i ulnin banorët e rinj e të fillonin t‘i pyesnin, siç kishin bërë me këdo përpara ardhjes së tyre. Anjeza ka thënë se edhe ajo donte të intervistohej dhe u ra dakord që të fillohej nga ajo. Dritani, i revoltuar paksa, tha se kishte që të hënën që ua thoshte këtë, por ata e kishin zvarritur. "Pse të mos thonë çfarë bëjnë, si qysh, tek, po vetëm hahaha nëpër shtëpi?!" Qetsori ka thënë se po të mos pranonin, do të grindeshin. Ai u ka kujtuar të tjerëve se po afronte e shtuna dhe duhej të fillonte loja e fortë. "Kjo është shtëpia jonë dhe jo e atyre!" - ka thënë Qetsori.
"Nuk bëj dot më shumë!"
"Më shumë se kaq, s‘kam çfarë të bëj!" - i ka thënë Adela, Adit për Bjordin. Ajo ka shtuar se i vinte keq, por edhe kaq sa kishte bërë ishte shumë, madje e kishte kaluar masën. Adi i ka thënë se nëse rregullat në shtëpinë e saj ishte strikte, atëherë le t‘i zbatonte. "Ky dhe e tepron!" - ka thënë Adelajda për Bjordin. Adi i ka thënë se e mira ishte t‘i fliste dhe ajo i është përgjigjur se e kishte bërë "njëqind herë" këtë gjë. Adi, duke bërë shaka, i ka thënë se ç‘kishte kërkuar në "Big Brother", kur ajo ishte ende te martesat me pajton. "Gjithë ajo botë e bukur e ti të mos e shikosh e të mos e shijosh! Dhe për çfarë!" - ka thënë Adela - të rrish gjithë jetën në një vend, kur të jepet mundësia të bësh gjëra vërtet të bukura!". Adi i ka thënë se kur të dilte ajo mund t‘i bënte gjërat ndryshe, pasi, sipas tij, i kishte të gjitha mundësitë, fytyrën, trupin, bukurinë. "Ashtu, ashtu, pse si kujtove ti"! - ia ka kthyer ajo. "E di sa prapa jam unë!" - ka vazhduar ajo bisedën me Adin, duke i treguar se më parë i mendonte shumë ndryshe gjërat e tani po shihte se sa ndryshe ishin në të vërtetë.
"Rivalitet, por jo intriga!"
"Loja nuk duhet bazuar tek intriga, por tek rivaliteti!" - i ka thënë Aida, Mimozës. Mimoza i ka treguar asaj "planet" e banorëve të vjetër, kundër banorëve të rinj dhe qëndrimin e saj kundër kësaj gjëje. Të dyja vajzat kanë ndarë të njëjtin mendim, që banorët e rinj kishin sjellë ndryshim në shtëpi dhe kjo jo për keq. Sipas Aidës, banorët e vjetër e mbështesin lojën tek intrigat, thashethemet dhe përpjekjet për ta nxjerrë tjetrin keq. "Loja nuk është kjo!" - ka thënë Aida.
"Nominimi e ka tjetërsuar Dritanin!"
Dritani është një nga të nominuarit e kësaj jave. Sipas Aidës dhe Eltonit, frika se mos del nga shtëpia e "Big Brother", e ka bërë të mos i kontrollojë fjalët dhe veprimet. "Nominimi e ka tjetërsuar!" - ka thënë Aida për të. Ata e kanë përligjur mendimin e tyre edhe me sjelljen që ai po bën ndaj Mimozës. Kjo e fundit u ka treguar atyre një tjetër episod mes saj dhe Dritanit. Ajo tha se sapo i kishin ardhur rrobat nga shtëpia dhe ishte duke parë çfarë i kishin sjellë, kur ai i kishte thënë se mesa dukej do të rrinte gjatë, meqë i kishin ardhur rrobat. "Pastaj, tha Mimoza, - vinte vërdallë nëpër shtëpi dhe thoshte: "Ne punojmë, të tjerët provojnë rroba". Sipas Aidës, Dritani e kishte kuptuar që do të nominohej dhe kishte bërë sikur e kishte kërkuar vetë. Sipas saj, Dritani duhej të mbante pozicionin që i takonte një karakteri që ai pretendonte ta kishte, atë të një mashkulli strikt e të fortë dhe të një ushtaraku e jo të merrej "si gratë e këqija".
"Të rinjtë m‘i prishën planet!"
"Më ka ikur gjithë kjo javë nga duart!" - i ka thënë Dritani Adelajdës, ndërsa ishin shtrirë për të fjetur. Ai ka shtuar se kishte menduar shumë gjëra, por hyrja e banorëve të rinj "ia kishte prishur planet". Dritani tha gjithashtu se i vinte shumë inat për këtë. Sipas Adelajdës, kjo ishte loja, ky ishte "Big Brother". "Po qe e thënë të dalim, le të dalim!" - ka thënë Dritani, përpara se t‘i uronte natën e mirë.
"Bjordi duhet të mbajë qëndrim"
Adi dhe Anjeza qëndrojnë në kopsht vetëm dhe bisedojnë për qëndrimin e Bjordit kundrejt Adelës. Adi shprehet se Adela po e tepron me sjelljen e saj dhe se Bjordi po lodhet shumë me të dhe se pak nga pak, ajo po i del nga qejfi. Edhe Anjeza është i këtij mendimi, se Adela nuk po sillet mirë. "Është i fortë ai që e duron atë", thotë Anjeza. Ajo mendon se si njëri dhe tjetri duhet t‘i japin drejtim kësaj marrëdhënieje. Ajo shprehet se në fillim i kishte pëlqyer sjellja e Bjordit dhe mendimet që kishte për Adelën, por dy muaj janë shumë për të mos arritur në asnjë konkluzion. Sipas saj, dy muaj janë të mjaftueshëm për t‘u menduar e reflektuar. Anjeza tregon se është e dukshme nga ana e të dyve dëshira për të pasur një marrëdhënie, por që deri tani nuk është realizuar. Adi tregon se Adela ndihet keq kur Bjordi nuk i flet, por ndërkohë nuk pranon asgjë. Anjeza mendon se të paktën për pak kohë, Bjordi duhet të mbajë qëndrim ndaj saj, duke u qartësuar kështu të dy.
Adela shqetësohet për Bjordin
Adela shqetësohet për Bjordin, i cili ka gjithë mëngjesin që është jo në formë. Edhe pse ka pak kohë që është ngritur nga gjumi, ai sërish vazhdon të qëndrojë i shtrirë në sallon. Ajo i afrohet dhe e pyet se çfarë ka që qëndron ashtu, por ai ia kthen prerë se nuk ka asgjë. Ajo insiston që ai të hapet me të e t‘i tregojë se çfarë ndjen, por ai i thotë se ka disa mendime në kokë që nuk dëshiron t‘i ndajë me të. Adela i tregon se vërejti që ai brenda një gjysmë ore po sillet në këtë mënyrë të çuditshme, sepse më parë ishte mirë dhe kjo gjë po e bën merak. "Ti nuk e ke idenë se sa kohë kam unë kështu", përfundon bisedën Bjordi.