E Shtunë, 31 Tetor 2026

E vërteta e protestës për pallatin

Namik Pelivani, pronari i kompanisë ndërtuese

Flet Namik Pelivani: Kam kontrata me pronarët e ligjshëm, kërkoj zbatimin e ligjit deri në fund.

Ndërtuesi: Të pastrehëve po u paguaj qiranë që nga viti 2009.

Sipërmarrësi i ndërtimit, Namik Peliani, thotë se protesta e zhvilluar në tarracën e pallatit që ai po ndërton në Unazën e Re në Tiranë, nuk ka bazë ligjore. Sipas tij, kjo protestë ka për qëllim përfitimin e paligjshëm. Në një intervistë për gazetën Panorama, biznesmeni Namik Pelivani tha se ka nënshkruar kontratë në vitin 2006 me dy familjet që janë pronare të rregullta të tokës. Më pas është marrë leja e ndërtimit, e cila është rinovuar në vitin 2009. Pronarët e ligjshëm të tokës nuk kanë asnjë pretendim, pasi gjithçka është zgjidhur me kontrata dhe me ligj. Nga ana tjetër, Pelivani thotë se i ka trajtuar sipas ligjit 15 familjet që kanë pasur ndërtime pa leje në sipërfaqen e prekur nga ndërtimi i pallatit. Nga viti 2009 deri sot kam paguar 130 milionë lekë qira për këto familje, thotë sipërmarrësi i ndërtimit.
Zoti Pelivani, çfarë mund të thoni për pretendimet që disa banorë kanë ngritur në lidhje me objektin që ju po ndërtoni në Unazë të Re në Tiranë?
Unë kam kontrata të rregullta me pronarët e ligjshëm të tokës, familjet Dedja dhe Xhixhabesi. Me këto familje gjithçka është zgjidhur me kontratat përkatëse.
Po personat që protestojnë…?
Personat që protestojnë janë trajtuar nga ne sipas ligjit nr. 9482, datë 4.4.2006. U kam paguar qiranë që nga viti 2009 dhe këtë mund ta shihni nga listat dhe dokumentet e pagesave në bankë. Nuk janë të gjithë nga 15 familjet që po protestojnë, por janë disa prej tyre, që duan të përfitojnë sipërfaqe shtesë jashtë kritereve ligjore. Ata nuk duan të zbatohet ligji. Kanë hyrë në objekt, më kanë goditur punëtorët, tre prej punëtorëve sot janë me raport mjekësor.
A keni kontrata me këta persona? Çfarë marrëdhëniesh keni me ta?
Nuk kam asnjë kontratë me ta. Asnjë prej këtyre familjeve nuk ka marrëdhënie kontraktuale me kompaninë tonë. Unë kontratat i kam me pronarët e ligjshëm të tokës ku po ndërtoj. Në këto kontrata është përcaktuar që pronarët e ligjshëm do të marrin 22 për qind të sipërfaqes së apartamenteve dhe 30 për qind të ambienteve sociale. Unë i kam përmbushur detyrimet ndaj pronarëve duke u dhënë fizikisht çfarë u takon sipas kontratave dhe të dyja palët që kemi nënshkruar kontratat nuk kemi pretendime apo mosmarrëveshje.
Por, ndërkohë, personat që protestojnë çfarë zgjidhje kanë? Çfarë rruge duhet të ndjekin ata që kjo çështje të marrë zgjidhje?
Ata duhet në ndjekin rrugën e ligjit. Sipas ligjit që përmenda më lart, pra ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006, Për legalizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje, këto familje duhet të shkojnë pranë njësisë së pushtetit vendor, njësi bashkiake, komunë a bashki, ku kanë lejen dhe dokumentet e banimit. Pasi të paraqiten aty, ata duhet të plotësojnë dosjet me dokumentet e nevojshme ku sipas ligjit përcaktohet edhe sipërfaqja e strehimit që u takon. Ne më pas do të veprojmë mbi bazën e kësaj procedure, që është dhe rruga e përcaktuar nga ligji në këtë rast. Ne do tu qëndrojmë përcaktimeve ligjore deri në fund.
Mbi çfarë baze e thoni këtë?
E them mbi bazën e deklaratave noteriale që kam nënshkruar me përgjegjësinë time para noterit në vitin 2006, ku kam deklaruar se do ti trajtoj familjet në fjalë me qira gjatë afatit të ndërtimit të objektit dhe në përfundim të tij, bazuar në sipërfaqen e strehimit që do tu përcaktojë pushteti vendor, unë do tua shes këto sipërfaqe kundrejt pagesës me anë të kredive që ata do të marrin si të pastrehë.
Familjet që po protestojnë janë shprehur se kanë kontrata me ndërtuesin dhe se këto kontrata nuk po zbatohen. Si është e vërteta?
Ata nuk kanë asnjë kontratë me mua. Gjërat që përmendin janë kontrata mashtrimi me Alket Karamanin. Ky person donte të punësohej si nënkontraktor në objektin në ndërtim, por këtë nuk e realizoi, sepse edhe kjo ishte me mashtrim.

Argumenti
Ligji nr. 9482, datë 3.4.2006, për legalizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje

Neni 2, pika 4.
Fusha e veprimit të këtij ligji nuk shtrihet për ndërtimet pa leje të ngritura mbi troje private brenda vijës së verdhë, kur planet rregulluese urbanistike parashikojnë ndërtime mbi 5 kate nga niveli zero.

Neni 35
Trajtimi i rasteve të veçanta brenda vijës së verdhë për efekt të planit urbanistik.
Për ndërtimet pa leje të parashikuara në pikën 4 të nenit 2 të këtij ligji:
1- statusi i parcelës ndërtimore nuk ndryshon, ndërsa objekti pa leje shfrytëzohet nga familja që e disponon atë deri në zhvillimin e parcelës, sipas planit urbanistik në fuqi.
2- kur pronari i truallit ndërton sipas planit rregullues, firma investitore detyrohet që në çastin e paraqitjes së kërkesës për leje shesh-ndërtimi, të paraqesë në zyrën e urbanistikës përkatëse deklaratën noteriale për vendosjen në dispozicion, në çastin e përfundimit të objektit, të pasurisë së paluajtshme ndërtimore në favor të strehimit të familjes që disponon ndërtimin pa leje në këtë truall. Sipërfaqja e strehimit për këtë familje përcaktohet sipas normave në fuqi të parashikuara për kategoritë e familjeve të pastreha. Gjatë periudhës së zhvillimit të truallit, investitori merr përsipër me shpenzimet e veta, strehimin e familjes që disponon ndërtimin pa leje. Deklarata noteriale e investitorit për kalimin në pronësi të sipërfaqes së strehimit të familjes së pastrehë regjistrohet në zyrën e regjistrimit të pasurive ta paluajtshme në çastin e depozitimit për regjistrimin e aktmarrëveshjes së zhvillimit të truallit.
3- Policia Ndërtimore ndërhyn për prishjen e objektit vetëm kur pronari i truallit/zhvilluesi është pajisur me lejen e ndërtimit të objektit.

Tiranë, shtatë gra kërcënojnë me vetëvrasje

Dështon pajtimi mes palëve pas dy orësh negociata në polici
Apeli nga kati i 10-të: Vdesim këtu po su zgjidh konflikti

Gratë dje gjatë protestës

TIRANE – Shtatë gra kërcënuan me vetëvrasje gjatë gjithë ditës së djeshme. Nga tarraca e katit të dhjetë të një pallati në ndërtim në Unazën e Re në Tiranë, gratë kërcënuan publikisht se do të hidheshin nëse problemi i tyre nuk merr zgjidhje. Shkak për protestën e shtetaseve Dashurie, Ite e Leta Rasha, Violeta e Nirie Lila, Roza Braka dhe Melita Gjoni, sipas tyre, ishte mosmarrja e kompensimit për shtëpitë e prishura në vitin 2009, në vendin ku është ndërtuar pallati 10-katësh. Policia u njoftua për ngjarjen dje rreth 08:30, ndërsa ecejaket e grave në tarracë vazhduan deri në orët e vona të mbrëmjes. Komisariati Nr. 6 mori njoftim në orët e mëngjesit se shtatë gra kishin hipur në tarracën e pallatit dhe kërcënonin se do të hidheshin. Shërbimet e rendit kanë shkuar në vendngjarje për të negociuar me familjarët e grave. Të afërmit e tyre qëndronin poshtë pallatit në kohën kur gratë kërcënoni

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›