Gjashtë filma spanjollë në Berat
Java e Tetë e Kinemasë Spanjolle vazhdon udhëtimin në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Në kuadër të ciklit të quajtur "Në tranzicion", në kuadër të Vjeshtës Kulturore Spanjolle në qytetin e Beratit do të paraqiten për publikun, një seri filmash duke nisur nga data 16 nëntor deri në datën 21. Filmat do të shfaqen në Qendrën Kulturore të Beratit, çdo pasdite. Tema e përzgjedhur, ka të bëjë me takimin në mes të proceseve të tranzicionit demokratik dhe transformimi i Spanjës dhe Shqipërisë në shfaqjet e tyre të shumta. Nëpërmjet këtyre filmave, organizatorët synojnë të ilustrojnë ndryshimet që janë eksperimentuar në shoqërinë spanjolle në pesëdhjetë vitet e fundit. Gjashtë filmat e zgjedhur vijnë si një udhëtim në kohë përgjatë kinemasë, për publikun shqiptar. "Mirëserdhët Zoti Marshall!", një prodhim i vitit 1952 me regji të Luis García Berlanga, "Vota e diskutuar e Zotit Cayo", i vitit 1986 me regji të Antonio Jiménez Rico, "Lucia dhe seksi", i vitit 2001 nga Julio Medem, "Nëntor", i vitit 2002 nga Achero Manjas, "Racione", i vitit 2005 nga Jesus Corbacho dhe Juan Cruz, si dhe "Të tjerët", i vitit 2001 nën drejtimin e Alejandro Amenabar janë filmat e propozuar për publikun shqiptar me rastin e Vjeshtës Kulturore Spanjolle.