"Në Uashington ka hedhur rrënjë realizmi"

14/04/2005 Intervistë me Brent Scowcroft
Evropianët duhet që më së fundi të kuptojnë shokun e pabesueshëm që shkaktuan sulmet e 11 shtatorit. Evropianët e njohin terrorizmin dhe dhunën. Ne nuk kemi përjetuar një konflikt të vërtetë në tokën tonë prej njëqind vitesh, e sidomos një konflikt që të ketë patur 3 mijë viktima. Mendimi që ai mund të ndodhte sërish ishte një barrë e rëndë për qeverinë. Ata besonin se duhej të bënin çdo gjë që kishin në dorë për ta parandaluar këtë
Shiitët, Sunnitët dhe kurdët duhet të mësojnë të shohin veten pikësëpari si irakenë. Kjo është një detyrë shumë e madhe, siç po e shohim tani. Shumë sunnitë, që ende janë të zhytur në mentalitetin e kohës së Sadamit dhe besojnë se Iraku u përket atyre, po bëjnë përpjekje që të pengojnë lindjen e një vendi të ri. Dhe shiitët, që aktualisht janë në mazhorancë, besojnë se Iraku është i tyre
Elementët radikalë brenda islamit janë shumë të rrezikshëm. Ata duan një rikthim në islamizmin e shekujve të mesjetës. Eshtë një mekanizëm mbrojtës, ndaj sulmit kulturor të qytetërimit perëndimor. Mund ta imagjinosh zemërimin që shkakton këtë lloj radikalizmi kur mendon për fenë islame, siç ka qenë në 1400. Pjesa më e madhe që ne dijmë në lidhje me matematikën, apo tregun vjen nga arabët. Më pas erdhi stanjacioni
Ish-këshilltari për Sigurinë i SHBA, Brent Scowcroft, diskuton në lidhje me ndryshimet demokratike në Lindjen e Mesme dhe përmirësimin e bashkëpunimit me evropianët. Ai thotë se Presidenti Bush po mëson nga gabimet e tij dhe se Evropa dhe Shtetet e Bashkuara duhet të punojnë së bashku.
Gjeneral Scowcroft, duke hequr Sadam Huseinin, Presidenti Bush planifikoi të promovojë demokracinë në Lindjen e Mesme. Tani janë duke u shfaqur shenjat e para të demokracisë. A kishte të drejtë Bushi? A e kishin gabim kritikët e tij – mes tyre edhe ju?
Scowcroft: Nuk është shumë e rëndësishme, kishin të drejtë apo e kishin gabim Bushi ose kritikët e tij. Ishin kohëra të vështira, si brenda Shteteve të Bashkuara, ashtu edhe në marrëdhëniet me miqtë evropianë. Por kjo ka kaluar tashmë. Iraku është një vend i rëndësishëm, në një rajon shumë të rëndësishëm për të dy palët. Nëse Iraku do të zhytej në kaos, efektet e kësaj do të ndiheshin po aq shumë në Evropë, sa edhe në Amerikë.
Gjë që është saktësisht arsyeja përse evropianët kanë tani prioritete të tjera. Ata janë të interesuar për stabilitetin në rajon, ndërkohë që SHBA preferojnë të flasin për liri dhe demokraci.
Amerika nuk e ka parë kurrë vetveten si një shtet komb, si të tjerët, por si një eksperiment të lirisë njerëzore dhe demokracisë. Ne e kuptuam gradualisht se – ashtu si çdo vend tjetër në botë – kemi edhe ne të përcaktuar qartë interesat kombëtarë. Por, idealizmi mbi të cilin është e bazauar mënyra jonë e të menduarit nxjerr krye herë pas here, diku më pak, diku më shumë. Ai shfaqet fare mirë si ide politike. Por, ndërlikohet kur përpiqesh ta konvertosh në realitet, dhe ky është pikërisht momenti ku ndodhemi tani. Mjafton të shohësh Irakun.
A po ndodh një revolucion demokratik në Lindjen e Mesme, e ashtuquajtura Pranverë Arabe?
Ka kohë që po i vjen rrotull. Ai buron nga ndryshimi breznor brenda udhëheqjes arabe, së bashku me trazirën e përgjithshme në rajon. Natyrisht, fjalët e Presidentit kanë inkurajuar shumë nga ata që, deri tani, kanë vuajtur nën regjime autoritarë pa asnjë perpsektivë ndryshimi. Pranvera ka ardhur, të paktën deri në një farë mase.
A është kjo pranverë rezultat i zgjedhjeve në Irak?
Çdo copëz është një ndihmë. Zgjedhjet ishin padyshim inkurajuese.
A jeni duke thënë se demokracia mund të nxitet me majë bajonetash?
Jo. Në fund të fundit, nuk ishim ne që sollëm demokracinë në Gjermani në 1945; Hitleri e shkatërroi demokracinë atje fillimisht. Rivendosja e një shteti demokratik u bë e mundur vetëm pas largimit të tij. Rrëzimi i Sadamit nuk do të çojë domosdoshmërisht drejt të njëjtit rezultat, përderisa Irakut i mungon tradita demokratike. Demokracia nuk është thjesht vetëm zgjedhje.
Ju parashikuat që, një fushatë masive ushtarake e SHBA në Lindjen e Mesme do të komprometonte aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar terrorizmin, sepse kjo do të bënte që SHBA të humbnin shumë vende mike. A ka humbur miq Amerika?
Kam frikë se SHBA është më e izoluar sot se në çdo kohë tjetër të kujtesës sonë. Unë nuk doja të thoja që nuk duhej hequr Sadam Huseini në një moment të caktuar. Ai e kishte të keqen në zemër dhe kishte ambicie në rajon, të cilat patjetër që do të krijonin probleme shumë të mëdfha për ne, herët apo vonë. Ajo që dëshiroja të theksoja unë atëherë ioshte se, largimi i Sadamit nuk duhej të ishte prioriteti ynë më i lartë. Lufta kundër terrorizmit duhej të kish qenë shtqetësimi ynë numër një, dhe pas tij procesi i paqes në Palestinë. Zgjidhja e këtyre dy problemeve do të na kish ndihmuar pastaj për t’u përballur me Sadamin. Tani mund të humbasim atë lloj mbështetjeje në luftën kundër terrorizmit, e cila është absolutisht e nevojshme për të fituar.
Por po shohim gjithashtu shumë lëvizje në drejtim të konfliktit izraelito-palestinez. Një tjetër shembull i një gonxheje të freskët pranverore?
Kjo është thuajse e gjitha rezultat i faktit që Jaser Arafati nuk është më pjesë e këtij procesi. As Shtetet e Bashkuara dhe as Izraeli nuk ishin në gjendje të punonin me të. Vdekja e tij krijoi më shumë shanse për veprime dhe negociata.
Neokonservatorët në Uashington janë duke i krahasuar zgjedhjet në Irak me rënien e Murit të Berlinit. A kanë të drejtë?
Zgjedhjet në Irak ishin një hap i parë, shumë i rëndësishëm. Do të duhen edhe shumë hapa të tjerë përpara se të bëhemi me të vërtetë optimistë. E vetmja gjë tek e cila mund të mbahemi është shpresa. Të paktën nuk na duhet të marrim veten nga një tjetër katastrofë drejt të cilës mund të na kishin çuar zgjedhjet.
Ashtu si shumë europianë, ju trembeshit se mos ato shkaktonin luftë civile.
Rreziku vazhdon të ekzistojë. Shiitët, Sunnitët dhe kurdët duhet të mësojnë të shohin veten pikësëpari si irakenë. Kjo është një detyrë shumë e madhe, siç po e shohim tani. Shumë sunnitë, që ende janë të zhytur në mentalitetin e kohës së Sadamit dhe besojnë se Iraku u përket atyre, po bëjnë përpjekje që të pengojnë lindjen e një vendi të ri. Dhe shiitët, që aktualisht janë në mazhorancë, besojnë se Iraku është i tyre. Duhet të ndryshojë kjo mënyrë të menduari, përpara se sistemi i ri të nisë të funksionojë.
A keni ende shpresa se mund të gjendet një rrugëdalje për të mos shkuar te kaosi?
Shpresoj, por nuk e di nëse duhet të kem besim për këtë. Pak kohë më parë, komandanti ynë i lartë ushtarak në Irak fliste për nëj periudhë 5-vjeçare. Kjo mund të jetë pakëz shumë optimiste, por është ende shumë më e gajtë se sa periudhat që përmendeshin jo më shumë se një vit më parë. Besoj se në Uashington po hedh rrënjë realizmi.
Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që Gjermania të japë më shumë ndihmë për stabilizimin e Irakut. Çfarë duhet të bëjnë gjermanët?
NATO duhet të dërgojë një kontigjent, jo si forcë luftuese, por për të ofruar sigurinë për një prani më të madhe të Kombeve të Bashkuara. Kombet e Bashkuara mund të ndihmojnë Irakun të mbahet pak më shumë mbi këmbët e veta dhe mund të ndihmojnë Shtetet e Bashkuara të tërhiqen pak e nga pak. Gjermania nuk duhet të ketë probleme për ta pranuar këtë. Në fund të fundit, bëhet fjalë për OKB.
Por do të ketë dërgim trupash?
Trupa të NATO. Irakenët kanë nevojë për ndihmë në ngritjen dhe qëndresëne një qeverie. Ne duhet t’u ofrojmë atyre siguri. Do të duhet të kalojë kohë përpara se ushria irakene të jetë në gjendje ta bëjë vetë këtë. Nëse NATO përfshihet në këtë proces, vendet e tjera arabë mund të jenë gjithashtu më të gatshëm për të dërguar edhe më shumë trupa. Nuk mund të ketë rindërtim pa siguri. Për momentin, atje nuk funksionon as furnizimi me energji. Ne jemi duke rindërtuar impiante energjie, por kryengritësit vazhdojnë t’i hedhin në erë. Ata janë duke kryer gjithashtu çdo javë akte sabotazhi mbi naftësjellës.
Presidenti amerikan ka rifilluar t’u “vijë rrotull” sërish evropianëve. A është kjo një shenjë që tregon se Bushi do të preferojë një qëndrim smultilateral për zgjidhjen e konfliktit në mandatin e tij të dytë?
Hidhini një sy mënyrës si kanë evoluar gjërat – që përpara konfliktit në Irak e deri më sot. Tashmë, njerëzit në Uashington janë në gjendje të vlerësojnë në mënyrë realiste se çfarë funksionon, sa shpejt funksionon dhe cilat metoda janë më të përshtatshme. Presidenti ka ndryshuar goxha që nga rizgejdhja e tij.
Përse ka ardhur ky ndryshim?
Për shkak të shqyrtimeve më në thellësi të probleve. Ai tashmë e kupton – më mirë se gjatë mandatit të parë – se ndryshimet ndërmjet SHBA dhe Evropës në fakt nuk janë themelore. Progresi është i mundur vetëm nëse Shtetete Bashkuara dhe aleatët e tyre punojnë së bashku. Dhe ajo që po ndodh është se, ne po fillojmë që të kuptojmë se na duhet ndihmë për të arritur synimet tona – shumë ndihmë. Ne kemi mënyra të ndryshme të të parit të gjërave, por synimet tona janë praktikisht të njëjtë.
Marrim për shembull negociatat me Iranin në lidhje me ambiciet e tij bërthamore. SHBA dhe Evropa duan të parandalojnë mullahët që të ndërtojnë bombën. A jeni i bindur se ky qëndrim po funksionon?
Të paktën ekziston një shans që ai të funksionojë. Dhe sigurisht ia vlen përpjekja. Nëse dështojmë, nuk do të jemi më keq nga çfarë jemi tani. Iranianët nuk janë aq agresivë sa mendojmë ne nganjëherë. Ndoshta ata nuk do të shkatërrojnë të gjithë impiantet e tyre bërthamorë, por ne mund të arrijmë një marrëveshje për ndalim të veprimtarisë së pasurimit. Kjo është diçka me të cilën mund të merremi në mënyrë pragmatike.
A besoni se Shtetet e Bashkuara do të ishin të kënaqura me këtë lloj përfundimi?
Deri tani, ndryshimi i presidentit gjatë mandatit të dytë ka qenë i një natyre retorike. Politika aktuale e qeverisë në lidhje me Iranin ka disa tregues për një ndryshim domethënës në drejtim. Arsyet janë të qarta: Cilat jnaë alternativat tona? Jo shumë tërheqëse. Ne jemi ndoshta në favor të ndryshimit të regjimit. Por ndryshimi i regjimit në Iran duhet të shkaktohet nga vetë iranianët. Nëse popullit iraken i krijohet përshtypja se po detyrohet që të bëjë diçka, atëherë ndoshta jemi duke forcuar madje pozitën e mullahëve. Ja përse mendoj se bashkëpunimi me europianët është mënyra më e mirë për të zgjidhur këtë çështje.
Më përgjithësisht, si duhet të sillen Shtetet e Bashkuara me aleatët jodemokratikë në rajon, vende si Arabia Saudite dhe Egjipti? Zgjedhjet e lira atje mund të sjellin regjime radikalë islamikë.
Ky është një prej problemeve praktikë që hasen kur kërkon të ndërfutësh një vizion të lirisë dhe demokracisë në vendimet politike; qeveria jonë është duke u përpjekur me këtë problem në këto momente.
I njëjti lloj qëndrimi ka dështuar tashmë, me Algjerinë për shembull.
E drejtë. Më shumë se një dekadë më parë, kur algjerianët u inkurajuan, në mos u nxitën, të mbanin zgjedhje, ishte tashmë e parashikueshme se do të fitonte një grup islamik, një grup synimi i shpallur i të cilit ishte se pas këtyre zgjedhjeve, nuk do të kishte më asnjë palë zgjedhje të tjera. Më pas, ushtria mori pushtetin dhe nisi një luftë civile e cila zgjati për vite të tërë. Këto janë ato lloj problemesh praktikë me të cilët përbalesh në kësi rastesh.
Atëherë, mos vallë na mbetet vetëm përplasja mes Perëndimit dhe islamikëve radikalë?
Elementët radikalë brenda islamit janë shumë të rrezikshëm. Ata duan një rikthim në islamizmin e shekujve të mesjetës. Eshtë një mekanizëm mbrojtës, ndaj sulmit kulturor të qytetërimit perëndimor. Mund ta imagjinosh zemërimin që shkakton këtë lloj radikalizmi kur mendon për fenë islame, siç ka qenë në 1400. Pjesa më e madhe që ne dijmë në lidhje me matematikën, apo tregun vjen nga arabët. Më pas erdhi stanjacioni. Ky është një problem që nuk zgjidhet brenda natës dhe, sigurisht, jo ushtarakisht.
Atëheë, si zgjidhet?
Siç iu desh brezit të Al Kaedës të zhvillohet tërësisht, ashtu do të na duhet edhe ne një brez për të rikthyer së prapthi këtë tendencë. Ne duhet të gjejmë se ku ndodhen rrënjët e terrorizmit. Si mund t’i shkatërrojmë? Nuk është zgjidhje vrasja e çdokujt që është terrorist sot për sot.
Apo t’i kyçësh në Guantanamo. Me që ra fjala, sa i pajtueshëm është ky kamp të burgosurish me pretendimet morale të Amerikës?
Evropianët duhet që më së fundi të kuptojnë shokun e pabesueshëm që shkaktuan sulmet e 11 shtatorit. Europianët e njohin terrorizmin dhe dhunën. Ne nuk kemi përjetuar një konflikt të vërtetë në tokën tonë prej njëqind vitesh, e sidomos një konflikt që të ketë patur 3 mijë viktima. Mendimi që ai mund të ndodhte sërish ishte një barrë e rëndë për qeverinë. Ata besonin se duhej të bënin çdo gjë që kishin në dorë për ta parandaluar këtë.
A nuk i dëmton kjo dhe skabndalet e Abu Ghraib pretendimet idealiste të administratës së Bushit?
Jo. Një ide mund të mos ketë defekte, por ekzekutimi i saj do të jetë gjithnjë plot me gabime.
Brent Scowcroft, 80 vjeç u soll në Shtëpinë e Bardhë si këshilltar ushtarak nga Richard Nixon. Ai bashkëpunoi me presidentin e parë George Bush, me të cilin punoi si këshilltar për sigurinë në vitet 1989 deri në 1993. Së bashku ata shkruan një libër mbi fundine luftës së ftohtë, të titulluar “Një botë e re”. Përpara luftës në Irak, Scowcroft ishte një prej kritikëve më të mëdhenj të politikave të Presidentit George W. Bush.