E vret nënën dhe e varros. Thotë: Ishte vdekje natyrale
Krimi brenda familjes shënon
viktimën e radhës.
Ngjarja e pazakontë, që
ka pasur për "bashkëfajtor"
në fshehjen e krimit edhe
familjarë të tjerë, ka ndodhur
një muaj më parë. Burime nga
policia e Shkodrës bëjnë të ditur
se 20-vjeçari Ylber Tahiri, nga
fshati Vallas i Komunës Anë e
Malit në Shkodër, ka vrarë para
katër javësh nënën e tij me armë
zjarri. Krimi është mbajtur i
fshehur nga familjarët dhe pas
sinjaleve operative është bërë i
mundur zbulimi i ngjarjes dhe
kapja e djalit-vrasës.
Ngjarja
Burime zyrtare nga policia
bëjnë të ditur se 20-vjeçari Ylber
Tahiri, nga fshati i thellë
malor, Vallas, ka qëlluar për
vdekje me armë zjarri nënën e
tij, Lumnije Tahiri, në shtëpinë
e tyre, katër javë më parë. Pas
ngjarjes, familjarët kanë heshtur
dhe krimi ishte mbajtur i fshehur
nga autori dhe familjarët e
tjerë, duke e varrosur nënën pa
i treguar njeriu për shkakun e
vërtetë të vdekjes. Të afërmve dhe
bashkëfshatarëve nuk u është
treguar e vërteta, duke u thënë
se gruaja kishte pasur një vdekje
natyrale. Vendi ku ka ndodhur
ngjarja është një fshat malor që
ndodhet në pjesën e mesme të
malit të Taraboshit. Vallasi është
një fshat me shumë pak shtëpi
dhe nuk ka rrugë makine, çfarë
e bën të jetë e izoluar nga pjesa
tjetër e Komunës Anë e Malit.
Duket se pozicioni gjeografik i
përshtatshëm e ka shtyrë dhe më
shumë autorin dhe familjarët që
të fshehin krimin brenda familjes.
Por ndërsa gjithçka dukej se ishte
mbyllur për familjen Tahiri, dhe
ngjarja ishte harruar, kanë qenë
agjentët e policisë që kanë nisur
të hetojnë në lidhje me ngjarjen,
pas një informacioni të mbërritur
në rrugë operative. Të njëjtat
burime bëjnë të ditur se pas pesë
ditësh hetimesh intensive në
fshat është bërë i mundur zbulimi
i ngjarjes. Agjentët e Antikrimit
janë infiltruar në fshat me identitete
të rreme si blerës bagëtish,
duke hyrë kështu në lidhje me
banorët dhe familjen Tahiri. Pas
gjetjes së provave bindëse dhe
dokumentimit të krimit në rrugë
ligjore është bërë prangosja e
autorit. Në fillim 20-vjeçari është
shoqëruar në komisariat si person
i dyshuar, por pas marrjes
në pyetje ai e ka pranuar krimin.
I riu ka pretenduar se gjithçka
ka qenë aksidentale. "Po, e kam
vrarë nënën me armë zjarri, por
gjithçka ka ndodhur nga pakujdesia
e përdorimit të armës", kjo
ka qenë deklarata që ka lëshuar
i riu për uniformat blu. Kaq ka
mjaftuar që agjentët e policisë
ta klasifikojnë të shoqëruarin
tashmë si të arrestuar, për konsumimin
e veprës penale të
vrasjes. Ndërkohë në njoftimin
zyrtar të policisë së Shkodrës
ngjarja është klasifikuar si vrasje
me dashje dhe jo si një vrasje nga
pakujdesia. Gjithashtu policia
ka arritur të sigurojë si provë
materiale dhe armën me të cilën
është kryer krimi, që është një
automatik model i vjetër. Ndërkohë
po hetohet për zbardhjen e
plotë të ngjarjes dhe për të saktësuar
akuzën. Për këtë nevojiten
prova shkencore dhe pritet një
urdhër-vendim i prokurorisë së
rrethit për të bërë zhvarrimin
e viktimës. Do të jetë ekspertiza
mjeko-ligjore e laboratorit
kriminalistik ajo që do nxjerrë
përfundimisht shkakun e vrasjes
dhe nëse kemi të bëjmë me një
vrasje nga pakujdesia, apo vrasje
me dashje. Tashmë dosja me
provat materiale i ka kaluar për
hetime të mëtejshme prokurorisë
së Rrethit Shkodër dhe 20-vjeçari
do përballet me dy akuza: "vrasje
me dashje" dhe "armëmbajtje pa
leje".
viktimën e radhës.
Ngjarja e pazakontë, që
ka pasur për "bashkëfajtor"
në fshehjen e krimit edhe
familjarë të tjerë, ka ndodhur
një muaj më parë. Burime nga
policia e Shkodrës bëjnë të ditur
se 20-vjeçari Ylber Tahiri, nga
fshati Vallas i Komunës Anë e
Malit në Shkodër, ka vrarë para
katër javësh nënën e tij me armë
zjarri. Krimi është mbajtur i
fshehur nga familjarët dhe pas
sinjaleve operative është bërë i
mundur zbulimi i ngjarjes dhe
kapja e djalit-vrasës.
Ngjarja
Burime zyrtare nga policia
bëjnë të ditur se 20-vjeçari Ylber
Tahiri, nga fshati i thellë
malor, Vallas, ka qëlluar për
vdekje me armë zjarri nënën e
tij, Lumnije Tahiri, në shtëpinë
e tyre, katër javë më parë. Pas
ngjarjes, familjarët kanë heshtur
dhe krimi ishte mbajtur i fshehur
nga autori dhe familjarët e
tjerë, duke e varrosur nënën pa
i treguar njeriu për shkakun e
vërtetë të vdekjes. Të afërmve dhe
bashkëfshatarëve nuk u është
treguar e vërteta, duke u thënë
se gruaja kishte pasur një vdekje
natyrale. Vendi ku ka ndodhur
ngjarja është një fshat malor që
ndodhet në pjesën e mesme të
malit të Taraboshit. Vallasi është
një fshat me shumë pak shtëpi
dhe nuk ka rrugë makine, çfarë
e bën të jetë e izoluar nga pjesa
tjetër e Komunës Anë e Malit.
Duket se pozicioni gjeografik i
përshtatshëm e ka shtyrë dhe më
shumë autorin dhe familjarët që
të fshehin krimin brenda familjes.
Por ndërsa gjithçka dukej se ishte
mbyllur për familjen Tahiri, dhe
ngjarja ishte harruar, kanë qenë
agjentët e policisë që kanë nisur
të hetojnë në lidhje me ngjarjen,
pas një informacioni të mbërritur
në rrugë operative. Të njëjtat
burime bëjnë të ditur se pas pesë
ditësh hetimesh intensive në
fshat është bërë i mundur zbulimi
i ngjarjes. Agjentët e Antikrimit
janë infiltruar në fshat me identitete
të rreme si blerës bagëtish,
duke hyrë kështu në lidhje me
banorët dhe familjen Tahiri. Pas
gjetjes së provave bindëse dhe
dokumentimit të krimit në rrugë
ligjore është bërë prangosja e
autorit. Në fillim 20-vjeçari është
shoqëruar në komisariat si person
i dyshuar, por pas marrjes
në pyetje ai e ka pranuar krimin.
I riu ka pretenduar se gjithçka
ka qenë aksidentale. "Po, e kam
vrarë nënën me armë zjarri, por
gjithçka ka ndodhur nga pakujdesia
e përdorimit të armës", kjo
ka qenë deklarata që ka lëshuar
i riu për uniformat blu. Kaq ka
mjaftuar që agjentët e policisë
ta klasifikojnë të shoqëruarin
tashmë si të arrestuar, për konsumimin
e veprës penale të
vrasjes. Ndërkohë në njoftimin
zyrtar të policisë së Shkodrës
ngjarja është klasifikuar si vrasje
me dashje dhe jo si një vrasje nga
pakujdesia. Gjithashtu policia
ka arritur të sigurojë si provë
materiale dhe armën me të cilën
është kryer krimi, që është një
automatik model i vjetër. Ndërkohë
po hetohet për zbardhjen e
plotë të ngjarjes dhe për të saktësuar
akuzën. Për këtë nevojiten
prova shkencore dhe pritet një
urdhër-vendim i prokurorisë së
rrethit për të bërë zhvarrimin
e viktimës. Do të jetë ekspertiza
mjeko-ligjore e laboratorit
kriminalistik ajo që do nxjerrë
përfundimisht shkakun e vrasjes
dhe nëse kemi të bëjmë me një
vrasje nga pakujdesia, apo vrasje
me dashje. Tashmë dosja me
provat materiale i ka kaluar për
hetime të mëtejshme prokurorisë
së Rrethit Shkodër dhe 20-vjeçari
do përballet me dy akuza: "vrasje
me dashje" dhe "armëmbajtje pa
leje".