E Shtunë, 31 Tetor 2026

G99, takim me maturantët e Kukësit

Erion Veliaj ftoi dje të rinjtë t‘i bashkohen së majtës për të larguar nga froni Sali Berishën. Thirrja e kreut të partisë G99 është bërë në një takim që zhvilloi me maturantët e Kukësit. Në fjalën e tij, duke iu referuar krizës ekonomike të vendit dhe korrupsionit, ai shtoi se në Shqipëri është krijuar një oborr qeveritar, ku zhvillimi i vendit është zënë peng i interesave të ngushta klanore e partiake. Veliaj u bëri thirrje të rinjve që votojnë për herë të parë, të tregohen të përgjegjshëm për të ndryshuar qeverisjen aktuale. "Vetëm po të jesh biri i Berishës apo i Balliut gjen një punë. Prandaj perspektiva juaj si studentë duhet ndryshuar pozitivisht, duke mos i dhënë më votat PD-së, por së majtës", u shpreh ai. Veliaj nuk la pa përmendur fenomenin e korrupsionit, si dhe autostradën Durrës-Kukës-Prishtinë. Ai akuzoi se në emër të veprave të mëdha kombëtare po vidhen paratë e taksapaguesve dhe prandaj kjo mënyrë qeverisjeje që ka qëndruar larg halleve të njerëzve të thjeshtë duhet ndryshuar. Pas takimit të Kukësit, lideri i G99 udhëtoi për në Krumë, ku ka ngritur edhe strukturat e para të partisë së tij në këtë zonë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›