TIA: Partitë të publikojnë emrat dhe CV-të e kandidatëve
"Transparency International Albania" kritikoi dje dy partitë e mëdha politike se po vonojnë publikimin e listave të kandidatëve për deputetë. Në një komunikim me mediat, drejtuesit e kësaj organizate theksuan se partitë duhet të publikojnë emrat e kandidatëve të shoqëruar më CV-të e tyre, për t‘u dhënë mundësi votuesve të njihen në kohë për cilësinë e Parlamentit të ardhshëm. Sipas tyre, "ndryshimi i sistemit të zgjedhjeve nga mazhoritar në proporcional, i cili detyroi Parlamentin të ndryshonte Kushtetutën ishte rritja e cilësisë dhe shmangia e presionit në të cilën ndodheshin partitë politike për të kandiduar njerëz me muskuj të fortë dhe xhepa të thellë".
Është për t‘u theksuar, thanë drejtuesit e TIA-s se, me sistemin e ri zgjedhor, mungon kontakti i drejtpërdrejtë i votuesve me deputetin, ndaj ky boshllëk duhet shoqëruar me detyrimin e partive politike që t‘i prezantojnë publikut shqiptar dhe elektoratit në një kohë optimale listën dhe CV-të e deputetëve. TIA thotë se botimi në kohë i biografive të kandidatëve do të bënte të mundur që njerëzit që kërkojnë të marrin besimin e votuesve, të kenë mundësi të kalojnë në skanerin e publikut dhe të medias.
Në njoftimin për shtyp të TIA-s nënvizohet se "publikimi në limitin ligjor, jo vetëm nuk i kontribuon transparencës para publikut, mund të përbëjë rrezik për dobësimin e demokracive të brendshme të partive politike dhe forcojë autoritarizmin e liderëve politikë". Kjo organizatë sqaron se transparenca e së shkuarës dhe e së sotmes është garancia më e sigurt për të ardhmen dhe lustrimi më i mirë që mund t‘i bëhet Parlamentit të ri të Shqipërisë. "Transparency International" vlerëson si të rëndësishme amendimet në ligjin për deklarimin e pasurive, duke mbështetur nismën e kohëve të fundit të organizatës "Mjaft!". Nisur nga fakti se edhe pak ditë kanë mbetur nga përfundimi kësaj legjislature, TIA vlerëson se është me rëndësi që deputetëve aktualë të Parlamentit të Shqipërisë, një pjesë e madhe e të cilëve do të rikandidojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të plotësojnë në kohë formularin e deklarimit të pasurive në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. TIA shprehet e gatshme për të ndërmjetësuar në rritjen e transparencës në mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë. Ata kanë ofruar idenë e ndërtimit të një uebsit ku të publikohen CV-të e çdo kandidati për deputet, kontributi i tij shoqëror dhe si mendon ai të kontribuojë si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.