Olldashi: Do të rrisim rrogat
Partia Demokratike zbret në bazë për zgjedhjet e 28 qershorit. Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, ishte dje në komunat e Fierit në Cakran,
Darëzezë dhe Ruzhdie, ndërsa nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi, në zonën e Manzës dhe Ishmit në Durrës, ku është shprehur i bindur se PD-ja do të fitojë zgjedhjet. "Premtuam se do të rrisim pensionet dhe këtë e bëmë. Më 1 maj të këtij viti, pensionet e zonave rurale do të dyfishohen, ashtu siç do të rriten deri në masën 70 për qind në qytet, kemi parasysh se bëhet fjalë për 530 mijë pensionistë", u shpreh Olldashi. Ai shtoi se këto të ardhura dalin nga lufta kundër korrupsionit.