Fushata, deputetët "braktisin" Kuvendin
Teksa ka mbetur vetëm një muaj nga mbyllja e mandatit katërvjeçar të Kuvendit, deputetët janë përfshirë nga ethet, nëse do të jenë apo jo pjesë e listave. Nga seanca në seancë, vihet re një prezencë gjithnjë e më e paktë e deputetëve në sallë. Sakaq aktivitetet parlamentare zgjasin pak, për shkak të mungesës së projektligjeve të rëndësishme për t‘u miratuar. Vëmendja e deputetëve është e përqendruar tek 60-minutëshi i diskutimeve të lira, ku secili ligjvënës shpreh mendimin e tij politik për çështjen që e shqetëson më shumë.
Fushata
"Shpresa vdes e fundit". Kjo shprehje u shkon për shtat deputetëve, të cilët e dinë se nga 140 që janë sot në Kuvend, jo të gjithë do të jenë sërish pjesë e "skuadrës" politike në katërvjeçarin tjetër. Gjithsesi, ata shpresojnë që deri në momentin e fundit, të mund të kontribuojnë që të jenë pjesë e listave të kandidatëve dhe më tutje të rikonfirmohen si deputetë. Për më shumë se një muaj, e gjithë vëmendja e deputetëve është e përqendruar te fushata elektorale. Në një situatë të tillë, ata janë rikthyer në terren për të qenë sa më afër zonave të tyre, prej ku kanë marrë mandatin. Kjo, ndonëse sistemi i ri zgjedhor nuk koncepton më zona zgjedhore njëemërore, por bazohet mbi 12 qarqet e vendit. Puna bazohet kryesisht te koordinimi me degët e partisë në lokalitet dhe mbështetësit e deputetit aktual. Secili ligjvënës kujdeset që vizita e kryetarit të partisë të dalë sa më mirë dhe ky i fundit të mbetet i kënaqur. Një premisë mbase deri-diku e mjaftueshme për të konfirmuar pozicionin në listat e kandidatëve në prag të zgjedhjeve të qershorit. U bënë javë që deputetët nuk i gjen më në ambientet e Kuvendit, me përjashtim të ditëve kur mbahen seanca parlamentare.
Publikimi
Kur ka mbetur vetëm një muaj nga çelja zyrtare e fushatës elektorale, dy partitë e mëdha kanë shtuar tensionin brenda radhëve të tyre. Partia Demokratike por as Partia Socialiste, nuk kanë bërë ende të ditur listën me kandidaturat e tyre. Të vetmet që kanë nisur të artikulojnë emrat e parë si kandidatë për deputetë në zona të caktuara, duke bërë propozimet konkrete, janë partitë e vogla. Mes tyre janë Partia Republikane e Fatmir Mediut dhe Lëvizja Socialiste për Integrim e ish-kryeministrit Ilir Meta. Në listat e tyre spikaten emra të rinj por edhe figura të njohura, të cilët, për një arsye apo për një tjetër, janë larguar nga dy partitë e mëdha, duke e pasur të sigurt që nuk do të jenë pjesë e listave të tyre.