"Ekstradoni Kumbaron, të zgjidhet enigma ime dhe zhdukja e Hoxhës"
Peripecitë e Ziso Kristopullit, njërit
prej dëshmitarëve të rrëmbimit të
Remzi Hoxhës, nuk kanë të mbaruar.
Ditë më parë, kur ka dëgjuar për
ekstradimin e Ilir Kumbaros nga Anglia,
Ziso thotë se ka shpresuar që me ardhjen
e tij të bëhen të mundura dy gjëra të
rëndësishme: gjetja e varrit të Remzi
Hoxhës dhe vënia e Kumbaros para
përgjegjësive ligjore për rrëmbimin e tij.
Ai thotë se njerëz që vazhdojnë të
mos e lënë të bëjë i qetë jetën e tij, i kanë
vënë zjarrin vreshtit të tij vetëm pak ditë
më parë. Kjo ka nxitur nevojën e tij për
t‘u shprehur publikisht, përmes kësaj
interviste për "Shqip":
Kush është Ilir Kumbaro në historinë
e rrëmbimit tuaj?
Që ditën që e kam parë në fotografi
Ilir Kumbaron, e kam thënë hapur se
është ky personi që më ka rrëmbyer në
vitin 1995, duke më vënë një thes në
kokë nga Ksamili deri në Lezhë. Ai është
njeriu që më ka torturuar më fort.
Si e keni pritur lajmin për ekstradimin
e tij?
Jam ndjerë i çliruar nga ana psikologjike.
Dua të përgëzoj trupin gjykues
britanik, që arriti në identifikimin e tij.
I besoni kthimit të tij në Shqipëri?
Dua t‘i bëj një thirrje sekretarit të
përgjithshëm britanik, që të firmosë
ekstradimin e Kumbaros dhe të mos
spekulojë me vendimin e një trupe
gjykuese. Ai duhet të vijë në Shqipëri,
se kështu krijohen kushte për t‘u vënë
drejtësia në vend.
Me ardhjen e tij, çfarë mendoni se
plotësohet në zinxhirin e ngjarjes së
rrëmbimit tuaj nga SHIK-u?
Duke u realizuar ekstradimi i tij realizohen
dy gjëra të mëdha: mundësohet
gjetja e varrit të Remzi Hoxhës dhe merret
përgjegjësi ligjore për shkatërrimin
tim, të mësohet pse unë u rrëmbeva dhe
u torturova.
Po nëse nuk ndodh?
Do të përsërisja konkluzionin e një
analisti shqiptar, i cili është shprehur
se në se ndodh të mos ekstradohet apo
të pengohet sjellja e Ilir Kumbaros në
Shqipëri, atëherë gjithçka flet për atë
se kemi të bëjmë me një krim shtetëror.
Përse mendoni se u bë pikërisht në
këto momente djegia e vreshtit tuaj?
Me se ka lidhje?
Ky akt i ri dhune kundër meje vjen
pas kërkesës që unë kam bërë pranë
Prokurorisë së Përgjithshme për ekstradimin
e Ilir Kumbaros. Me sa kuptohet,
njerëz të interesuar për të mos ndodhur
kjo, kanë zgjedhur këtë formë presioni,
pasi kanë pyetur se çfarë pasurie më
ka mbetur akoma, pas shkatërrimit të
pularisë dhe prishjes së lokalit që kisha
buzë detit në Ksamil. Por e kanë nisur
nga fundi, kur duhej ta nisnin nga unë,
pasi pasuria është edhe e familjes.
Ndjeheni i kërcënuar dhe i rrezikuar
pas kësaj?
Kërcënime ballë përballë nuk kam
pasur, por në forma të tilla. Unë kam refuzuar
mbrojtjen e shtetit, kur m‘u ofrua
ajo. Më propozuan ndryshim identiteti,
largim nga Ksamili, ushqim e akomodim
falas dhe garantim të rrogës. Por nuk
mund t‘i pranoja këto, se vetë shteti nuk
e realizon dot këtë lloj mbrojtjeje, pastaj
unë kam edhe detyrime në banka për të
shlyer kredinë. Duke qenë i punësuar
në Parkun Kombëtar të Butrintit, si
specialist mjedisi, puna ime do që të jem
në lëvizje e të kthehem vonë në Ksamil,
kështu që rrezikun e kam marrë në sy.
prej dëshmitarëve të rrëmbimit të
Remzi Hoxhës, nuk kanë të mbaruar.
Ditë më parë, kur ka dëgjuar për
ekstradimin e Ilir Kumbaros nga Anglia,
Ziso thotë se ka shpresuar që me ardhjen
e tij të bëhen të mundura dy gjëra të
rëndësishme: gjetja e varrit të Remzi
Hoxhës dhe vënia e Kumbaros para
përgjegjësive ligjore për rrëmbimin e tij.
Ai thotë se njerëz që vazhdojnë të
mos e lënë të bëjë i qetë jetën e tij, i kanë
vënë zjarrin vreshtit të tij vetëm pak ditë
më parë. Kjo ka nxitur nevojën e tij për
t‘u shprehur publikisht, përmes kësaj
interviste për "Shqip":
Kush është Ilir Kumbaro në historinë
e rrëmbimit tuaj?
Që ditën që e kam parë në fotografi
Ilir Kumbaron, e kam thënë hapur se
është ky personi që më ka rrëmbyer në
vitin 1995, duke më vënë një thes në
kokë nga Ksamili deri në Lezhë. Ai është
njeriu që më ka torturuar më fort.
Si e keni pritur lajmin për ekstradimin
e tij?
Jam ndjerë i çliruar nga ana psikologjike.
Dua të përgëzoj trupin gjykues
britanik, që arriti në identifikimin e tij.
I besoni kthimit të tij në Shqipëri?
Dua t‘i bëj një thirrje sekretarit të
përgjithshëm britanik, që të firmosë
ekstradimin e Kumbaros dhe të mos
spekulojë me vendimin e një trupe
gjykuese. Ai duhet të vijë në Shqipëri,
se kështu krijohen kushte për t‘u vënë
drejtësia në vend.
Me ardhjen e tij, çfarë mendoni se
plotësohet në zinxhirin e ngjarjes së
rrëmbimit tuaj nga SHIK-u?
Duke u realizuar ekstradimi i tij realizohen
dy gjëra të mëdha: mundësohet
gjetja e varrit të Remzi Hoxhës dhe merret
përgjegjësi ligjore për shkatërrimin
tim, të mësohet pse unë u rrëmbeva dhe
u torturova.
Po nëse nuk ndodh?
Do të përsërisja konkluzionin e një
analisti shqiptar, i cili është shprehur
se në se ndodh të mos ekstradohet apo
të pengohet sjellja e Ilir Kumbaros në
Shqipëri, atëherë gjithçka flet për atë
se kemi të bëjmë me një krim shtetëror.
Përse mendoni se u bë pikërisht në
këto momente djegia e vreshtit tuaj?
Me se ka lidhje?
Ky akt i ri dhune kundër meje vjen
pas kërkesës që unë kam bërë pranë
Prokurorisë së Përgjithshme për ekstradimin
e Ilir Kumbaros. Me sa kuptohet,
njerëz të interesuar për të mos ndodhur
kjo, kanë zgjedhur këtë formë presioni,
pasi kanë pyetur se çfarë pasurie më
ka mbetur akoma, pas shkatërrimit të
pularisë dhe prishjes së lokalit që kisha
buzë detit në Ksamil. Por e kanë nisur
nga fundi, kur duhej ta nisnin nga unë,
pasi pasuria është edhe e familjes.
Ndjeheni i kërcënuar dhe i rrezikuar
pas kësaj?
Kërcënime ballë përballë nuk kam
pasur, por në forma të tilla. Unë kam refuzuar
mbrojtjen e shtetit, kur m‘u ofrua
ajo. Më propozuan ndryshim identiteti,
largim nga Ksamili, ushqim e akomodim
falas dhe garantim të rrogës. Por nuk
mund t‘i pranoja këto, se vetë shteti nuk
e realizon dot këtë lloj mbrojtjeje, pastaj
unë kam edhe detyrime në banka për të
shlyer kredinë. Duke qenë i punësuar
në Parkun Kombëtar të Butrintit, si
specialist mjedisi, puna ime do që të jem
në lëvizje e të kthehem vonë në Ksamil,
kështu që rrezikun e kam marrë në sy.