E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta per ujin, proteste para Drejtorise se Bujqesise

Rreth 300 kryefamiljare te lagjes nr. 3 ne Cerrik kane protestuar dje para Drejtorise se Bujqesise se Qarkut te Elbasanit. Shkak i protestes ka qene lejimi i shfrytezimit te ujit te nje rezervuari qe ndodhet ne afersi te lagjes se tyre. Protestuesit kane kerkuar edhe ndryshimin e drejtuesit te shoqates se perdorimit te ujit per vaditje. Sipas protestuesve, uji i ketij rezervuari shkon per te vaditur tokat e kryetarit te shoqates dhe nuk lejohet per perdorim nga ana e tyre. Konflikti midis banoreve dhe kryetarit te shoqates, Riza Allkja, eshte ndezur vecanerisht ditet e fundit. Te zemeruar nga ky penalizim, kryefamiljaret kane udhetuar nga Cerriku per te protestuar para dyerve te Drejtorise se Bujqesise. Fermeret kane pohuar se mbjelljet e tyre po thahen pasi ujin nuk mund ta shfrytezojne edhe pse e kane te pragu i shtepise. Sipas tyre, ky uje vadit tokat e fshatit Shales, fshat nga i cili eshte edhe kryetari i shoqates se vaditjes. "Askush nuk mund te na marre gjolin tone. Ai ka qene historikisht i fermes se Cerrikut edhe ne kohen e komunizmit. Ne e kemi debuar kryetarin e shoqates se ujit, Riza Allkja. Dhe per kete ai na ka penalizuar, duke na lene pa uje", shprehet nje banor. "Gjoli i ndertuar eshte i fermes dhe i perket vetem fushes qe te vaditet. Ne kemi mbjelle dhe nuk po korrim. Ndaj jemi ngritur dhe kemi ardhur ketu nga nje person per familje", shton nje fermer tjeter. "Kemi ardhur ketu per te bere thirrje qe kjo proteste te bjere ne veshin e Ministrise se Bujqesise. Ku eshte ministri Gjana qe e sheh vendin vetem nga Parlamenti dhe nuk di se cfare kerkon populli. Po thahet toka dhe nuk ka uje per te vaditur, sepse ndiqet interesi i njerit apo i tjetrit", shprehet Latif Bozani. Banoret te irrituar jane konfrontuar edhe me drejtues te ketij institucioni, duke kerkuar zgjidhjen e menjehershme te ceshtjes. Nisur nga kjo proteste, koordinatori i PMU, Eqerem Banushi, qe pergjigjet edhe per organizimin e shoqatave te ujit per vaditje, deklaron se ne baze te vendimeve te marra, rezervuari do t'i takoje komunes Shales.

Pak dite me pare protesta ne Rrajce

Banoret kane paralajmeruar se do te vazhdojne protestat, duke e pershkallezuar deri te dyert e prefektures Elbasan. Ky eshte rasti i dyte, kur banore te prefektures se Elbasanit protestojne per ujin per vaditje. Pak dite me pare dhjetera banore te Rrajces ne Librazhd protestuan per ujin qe del nga mali i Qafthanes, qe, sipas tyre, eshte grabitur me pa te drejte nga disa private qe mbareshtojne peshkun.

Fatos Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›