E zë korenti, vdes elektriçisti 45-vjeçar
Elbasan- Një lëvizje e gabuar gjatë punës në një linjë elektrike të tensionit të lartë i ka marrë jetën, një elektriçisti në Elbasan. Sipas burimeve policore mësohet se 45-vjeçari Air Malo, me profesion elektriçist, ka vdekur duke punuar në një linjë elektrike ajrore të tensionit të lartë.
"45-vjeçari Air Malo ka qenë duke punuar në Komunën Labinot, buzë rrugës nacionale, në një linjë elektrike të tensionit të lartë e cila furnizon zonat rurale me energji elektrike”- thanë burimet policore, duke shtuar se pikërisht në këtë vend ka gjetur edhe vdekjen.
Sipas të njëjtave burime, nuk dihet saktësisht se si ka ndodhur, por dihet se vdekja është shkaktuar nga kontakti me rrymën elektrike. Aktualisht në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia si dhe grupi hetimor të cilët po hetojnë për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së 45-vjeçarit.