E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet për trafik klandestinësh 21-vjeçari

Sarandë- Një 21-vjeçar nga Vlora është arrestuar nën akuzën e trafikut të klandestinëve. Policia bën me dije se i ndaluari është Ivi Zyberaj, i cili është kapur në Sarandë.

Ai po transportonte në drejtim të shtetit grek 22 shtetas, 18 prej të cilëve ishin nga Vlora. Zyberaj u arrestua për trafik klandestinësh, ndërsa 22 të tjerët u gjobitën për kundravajtje ligjore dhe tentativë të kalimit të paligjshëm të kufirit.

Prej disa kohësh blutë hetonin mbi 21-vjeçarin, derisa e ndaluan në flagrancë.

Ai u ndalua në momentin që po tentonte kalimin e maunes së tij në drejtim të shtetit grek, ndërsa kishte në të të fshehur klandestinët.

Mësohet se klandestinët kishin paguar nga 600-800, në këmbim të transportit ilegal drejt Greqisë. “Zyberaj figuron me precedent penal, sepse ka qenë i dënuar më parë nga gjykata e Vlorës për veprën penale të vjedhjes me armë, ndërsa tashmë do të gjykohet për trafik klandestinësh”- thanë burimet policore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›