E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shfrytëzoi gruan si prostitutë, dënohet me 7 vjet burg

Fier- Shfrytëzoi gruan si prostitutë dhe dënohet me 7 vjet burg në mungesë. Masa e dënimit është dhënë sot nga Gjykata e Shkallës së Parë në Fier, e cila dënoi në mungesë të pandehurin Ilir Çuka.

Sipas burimeve nga gjykata, ai ka qenë banor i qytetit te Fierit deri në vitin 2003 dhe më pas është shpërngulur në qytetin e Korçës. “Trupi gjykues la në fuqi kërkesën e organit të akuzës, duke e dënuar në mungesë të pandehurin Çuka”- thanë burimet e gjykatës.

Gjatë seancës gjyqësore u provua se autori ka shfrytëzuar si prostitutë bashkëshorten e tij, shtetasen L.L nga qyteti i Korçës për gati 10 vjet. I pandehuri e ka detyruar L.L të prostituojë në rrugë, kundrejt fitimit, që e merrte bashkëshorti, (në këtë rast tutori i saj).

Nën dhunën fizike e psikike për gati 10 vjet, i pandehuri e ka detyruar atë të prostituojë edhe në disa shtete.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›