E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kampionati i robotëve, Austri-Gjermani, 10-0

Kombëtarja austriake ka fituar thellësisht kundër fqinjëve gjermanë në një ndeshje emocionante, po veçse, shumë pak njerëzore. Rezultati mes skuadrave doli 10 me 0.

Po flasim për Euroby, kampionatin e skuadrave të robotëve, që luajnë futboll në Zyrih, për të zënë një vend në finalen e 22 qershorit. Disa skuadra universitare shkencore po zhvillojnë një kampionat futbolli mes tyre, për të fituar trofeun në Linz.

Do të jetë një telekamer e instaluar në fushë që do të shpërndajë 60 imazhe në sekondë në sfidën e madhe. Por gjithsesi pas robotëve do të jenë njerëzit.

Një koordinator do t’i drejtojë përmes kompjuterit, ndërsa një “trajner” do të organizojë lojtarët e vegjël në fushë. I pari kampionat ndërkombëtar mes robotëve në futboll u zhvillua në vitin 1995.

Por ideja finale është të përballet inteligjenca humane, kundër asaj artificiale, e cila është provuar më parë në shah dhe tani do shpërngulet edhe në fushën e futbollit, mes robotëve dhe futbollistëve të vërtetë.

Sipas Rolf Pheifer, profesor i inteligjencës artificiale në Universitetin e Zyrihut, robotët e tij do të jenë gati të ndeshen me kampionët e futbollit brenda vitit 2050, por ka të tjerë më optimistë, që thonë se dita e madhe është shumë më afër.

Momentalisht lojtarët artificialë janë ende mbrapa në raport me njeriun, por sipas Peter Kopacek, profesor në Universitetin Teknik të Vjenës, tashmë janë thuajse gati për t’u ndeshur me një kombëtare jo shumë të fortë. Ndërsa për t’u ndeshur me një skuadër si Brazili duhet të pritet viti 2025.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›