E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet nga gruaja, vetëvaret emigranti

Një emigrant shqiptar në Greqi i ka dhënë fund jetës pa divorcit me bashkëshorten. Ngjarja ndodhi në lagjen Eksarqia, në kryeqyteit grek, Athinë, ku 43-vjeçari Ylli Osmani u gjet pa jetë në banesën e tij.

Sipas burimeve familjare, emigranti shqiptar nga Saranda kishte vite të tëra që ishte stabilizuar me punë dhe banim në këtë lagje. Ai jetonte aty medy vajzat. Prej dy muajsh, viktima ishte divorcuar nga bashkëshortja e tij.

Sipas burimeve policore greke, vetëvarja është bërë në kushtet e një depresioni psikik. Ndërkohë, të njohurit tregojnë se pas divorcit ai ishte dhënë pas pijes. Trupi i pajetë u dërgua në morgun e Athinës e më pas u njoftua familja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›