E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i Dick Martyt strategji per hetimin e akuzave Shqiperi-EULEX

Prokurorja e Pergjithshme e Republikes se Shqiperise znj. Ina Rama zhvilloi dje nje takim me nje delegacion te Prokurorise Speciale te Kosoves te kryesuar nga kryeprokurorja e EULEX znj. Isabelle Arnal dhe nga zevendesprokurorja znj. Sevdie Morina. Gjate ketij takimi te kerkuar nga Prokuroria Speciale e Kosoves u diskutua lidhur me konkluzionet e raportit te hartuar nga raportuesi i KiE-se Dick Marty si dhe per akuzat qe ngrihen ne kete raport te cilat vendosen ne territorin e Shqiperise. Sipas burimeve zyrtare te organit qendror te akuzes qellimi i takimit ishte hartimi i nje strategjie per bashkepunimin per te ardhmen midis dy institucioneve ne hetimin e ketyre akuzave dhe bashkerendimin e veprimeve hetimore. Prokuroria shqiptare pervec detajeve teknike ofroi bashkepunimin e saj per hetimin e tyre ne baze te kerkesave te Prokurorise Speciale te Kosoves gjithmone ne perputhje me kuadrin ligjor te Republikes se Shqiperise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›