E Shtunë, 31 Tetor 2026

E zë pema, vdes 20-vjeçari

Autori i Lajmit: red.
Humbet jetën duke prerë dru në pyll një 20-vjeçar. Ngjarja ndodhi në pyjet e Qafë-Panjës, kur 20-vjeçari Juli Liçkollari ka qenë duke sharruar dru së bashku me disa shokë të tij. Një nga shokët ka sharruar një lis, por ai nuk po binte përtokë. Sipas dëshmisë së shokëve, 20-vjeçari ka shkuar ta ndihmonte, dhe ka goditur disa herë me sëpatë tek shenja që kishte lënë motosharra. Me një lëkundje të menjëhershme pema është shembur befasisht duke e zënë poshtë 20-vjeçarin Liçkollari. Burimet policore bëjnë me dije se viktima ishte nga fshati Vërdovë dhe ditën që humbi jetën do të festonte 20-vjetorin e lindjes. Ai ishte fëmija i vogël i familjes Liçkollari. Policia po heton për shkaqet e ngjarjes, ndonëse paraprakisht është thënë se gjithçka ndodhi ishte aksidentale.
Ky lajm është publikuar: 10/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›