E Diel, 1 Nëntor 2026

E zë shkëmbi, vdes në gurore 52-vjeçari

Korçë- Humbet jetën teksa ishte duke punuar në një gurore. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Floq dhe viktimë është një 52-vjeçar nga fshati Drenovë. Sipas burimeve të policisë, mësohet se shtetasi me inicialet R.C e ka zënë një masiv shkëmbor në kohën që ishte duke punuar.

“Ndërsa ishte duke punuar, një masiv shkëmbor është shkëputur në mënyrë të befasishme dhe e ka zënë poshtë. Për pasojë është goditur në këmbë dhe trup dhe ka marrë plagë të rënda”- thonë burimet nga vendi i ngjarjes.

Ai është dërguar me urgjnecë në spitalin e Korçës për t’iu dhënë ndihma e parë, por pavarësisht ndërhyrjes së bluzave të bardha, ai ka ndërruar jetë pas 30 minutash. Sipas mjekëve, gjendja e tij ishte shumë kritike dhe nuk mundi të shpëtonte dot.

Pas ngjarjes, policia e mbërritur në vendin e aksidentit ka ndaluar përgjegjësin e sigurimit teknik të gurores, një 53-vjeçar, ndërkohë që po heton për zbardhjen e ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›