E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, tatimet mbyllin 20 subjekte

Gjirokastër- Brenda një jave në Gjirokastër janë mbyllur 20 subjekte tregtare, të nivelit të mesëm e të vogël. Masa ekstreme është ndërmarrë nga inspektorë të zyrës së tatim-taksave në bashkinë e qytetit të mbështetur edhe nga efektivët e Policisë Bashkiake.

Aksioni i nisur ka si synim goditjen e informalitetit në qytetin e Gjirokastrës, pasi një pjesë e mirë e njësive tregtare, kryesisht në zonat periferike rezultojnë debitorë qysh prej vitit të kaluar.

“Kontrollet e vazhdueshme dhe mbylljet e subjekteve do të vijojnë deri në fund të vitit, për të mos lejuar asnjë tregtar që të punojë në kundërshtim me ligjet. Mbyllja e tyre do të vijojë deri në momentin e shlyerjes së të gjitha detyrimeve të prapambetura”, ka theksuar Gëzim Muaho, shef i zyrës së tatim-taksave. Pranë kësaj zyre figurojnë të regjistruar 1200 biznese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›