Do të zhvillohet gara e Spanjës në Jerez
Moto GP
“Gara e Spanjës, e programuar në Jerez do të zhvillohet rregullisht”. Ai që e garanton këtë është drejtori operativ dhe i logjistikës në Dorna, Karlos Horba. “270 tonelatat e materialeve, që janë në Motegi, do të jenë në kohën e duhur në Spanjë”, deklaron Horbe, i cili i ka tashmë në mendje planet alternative për të përballuar emergjencën e fluturimeve të shkaktuara nga hiri vullkanik. Të shtunën ose të dielën materialet do të nisen nga Toki dhe maksimumin të hënën do të jenë në Sevilje. Qindra tonelatat e materialeve mes motorëve, “safety car” dhe instrumentet televizive, sistemet e kronometrimit dhe tabelat e reklamave, do të fluturojnë me tre “Boeing 747”.
#