Ferguson: Pasardhësi im, Mojes jo Murinjo
është trajneri i Evertonit, Dejvid Mojes favoriti për pankinën e Mançester Junajtid, ka thënë qartë tekniku Sër Aleks Ferguson. Sipas “The Sun”, trajneri skocez ka sugjeruar emrin e Mojesit si pasardhësin e tij në përfundim të sezonit të ardhshëm. Sipas Fergusonit, pas mbretërimit të tij 25-vjeçar, tekniku i Evertonit është ideal për të garantuar vazhdueshmëri dhe stabilitet dhe pëlqehet në Old Trafford. Për bastexhinjtë anglezë favoriti është Zhoze Murinjo, por drejtuesit e Junajtid, përfshi edhe Sër Bobi çarlton, nuk duken të bindur. Mbi të gjitha, sepse Ferguson promovon emrin e një tjetër skocezi, Mojes, i lindur në Glasgou 46 vite më parë, të cilën e ndjek prej kohës kur drejtonte Preston (1998-2002) para se të kalonte në “Gudison Park”.
#