Përgjimet e reja, FIGC hapet hetimin
Calciopoli
Hetuesit e Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) kanë hapur një tjetër hetim mbi Calciopolin, në lidhje me linjën e re të përgjimeve, dhe i kërkon Gjykatës së Napolit të mbledhë “të gjithë materialin, dëshmitë e prezantuara nga palët, objekte mbi të cilat gjykata mund të bëjë ekspertizën”. Kjo theksohej në komunikatën, e cila është botuar në sajtin në internet të FIGC, duke shtuar se “në orët e ardhshme, prokurori Stefano Palazzi do t’i dërgojë një kërkesë zyrtare në kuptimin e plotë, presidentes së seksionit të nëntë të Gjykatës së Napolit, Tereza Kasoria, duke bërë kështu që të fillojë një hetim, i cili do të ketë si pikë referimi përgjimet e reja”.
#