“Transballkanikja, ne mbajtëm premtimin që shkelën socialistët”
Autori i Lajmit: red.
Berisha në Vlorë
Katër vitet që vijnë do të shënojnë zhvillimin më të fuqishëm të Vlorës. Ky premtim u bë dje nga kryeministri Sali Berisha, i cili përuroi disa objekte të rëndësishme infrastrukturore në këtë rreth. Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit, Kryeministri u ndal dje në Vlorë, ku përuroi përfundimin e punimeve të rrugës Transballkanike, me gjatësi 2.5 km dhe vlerë 725 milionë lekë. Ai e vlerësoi këtë rrugë të ndërtuar sipas parametrave modernë, një arterie jetike për Vlorën, pasi e mbron qytetin nga qarkullimi i mjeteve të rënda, që kushtëzohet nga porti. Duke vënë në dukje progresin e këtij qyteti të rëndësishëm, gjatë viteve të fundit, Kreu i Qeverisë garantoi se katër vitet që vijnë do të jenë vitet e zhvillimit më të fuqishëm të Vlorës, ndoshta më të fuqishëm se të çdo qyteti tjetër në Shqipëri. Në vijim të vizitës së tij në qytetin e Vlorës, kryeministri Berisha përuroi unazën e re të Orikumit, rreth 20 km larg Vlorës, një investim me vlerë 1.2 milion dollarë. Duke e cilësuar Orikumin një bizhu në brigjet e Shqipërisë, Kreu i Ekzekutivit tha se tashmë ai po kthehet në identitet.
Rruga Transballkanike
Berisha ndaloi dje në Vlorë ku përuroi përfundimin e punimeve për rrugën Transballkanike. Kryeministri e vlerësoi rrugën, një arterie jetike për Vlorën, pasi e mbron qytetin nga qarkullimi i mjeteve të rënda, që kushtëzohet nga porti.
Kryeministri u shpreh se rruga është ndërtuar sipas të gjitha parametrave moderne, bashkëkohore, duke e bërë atë të lakmueshme për çdo metropol. “Është një eveniment jashtëzakonisht i rëndësishëm për qytetin e Vlorës, një autostradë ndër më të gjerat, në Shqipëri, në mos më e gjera në vend. Rruga është e gjatë 2,5 km, por është një arterie jetike për qytetin e Vlorës, pasi e mbron qytetin nga i gjithë transporti i rëndë që diktohet nga porti. Kjo rrugë ka dy aspekte, socialistët e premtuan, prenë shirita dhe mashtruan, ndërsa ne e premtuam dhe e ndërtuam. Unë kam besim të madh se çdo qytetar i Vlorës di të bëjë dallimin, nën kthjelltësinë e diellit”, - tha ai. Në vijim të vizitës në qytetin e Vlorës, kryeministri Berisha përuroi unazën e re të Orikumit investim me vlerë 1,2 milion dollarë. Duke e cilësuar Orikumin një bizhu në brigjet e Shqipërisë, Kryeministri u shpreh se tashmë Orikumi po kthehet në identitet. “Ky është Orikumi që po ndërtojmë, Orikumi, një bizhu e vërtetë në brigjet e Shqipërisë, i cili po kthehet në identitet, një qendër e fuqishme evropiane. I tillë ka qenë që në kohëra dhe i tillë po bëhet”, - tha ai. Ai theksoi se vetëm për burimet energjetike, për rrjetin elektrik, për stacionet dhe nënstacionet, qarku i Vlorës ka marrë mbi 200 milionë euro investime. “Dua t ju informoj ju, se nga Velipoja në Ksamil, kjo qeveri, për rrugët ujësjellësit, kanalizimet, për sistemimin e mbeturinave, përpunimin e ujërave të zeza, shkollat, për shërbimin shëndetësor, ka investuar në këtë zonë rreth 700 milionë euro”, - shtoi ai. “Shqipëria evropiane, Shqipëria turistike”, kjo është motoja jonë, - tha më tej Berisha, ndërsa krahasoi numrin e lartë të turistëve që kanë ardhur në këto katër vite në krahasim me vitet e kaluara. Ai siguroi se do të shtrijë infrastrukturën drejt Tomorit, Çajupit, Alpeve të Shqipërisë dhe drejt Lurës. “Ky vend ka një potencial të paimagjinueshëm turistik. Zvicra është bërë e famshme për malet e saj, Shqipëria do të bëhet e famshme për malet dhe brigjet e saj”, - tha ai. Berisha më tej përsëriti thirrjen për pajisjen e shqiptarëve me letërnjoftimet elektronike. Më pas, kryeministri Berisha përuroi përfundimin e punimeve për rikonstruksionin e shkollës 9- vjeçare “Balil Prelari” së bashku me shtesën e re të shkollës, investim me vlerë 43 milionë lekë. Duke vizituar mjediset e reja dhe bashkëkohore të mësimdhënies, Kryeministri u shpreh se kjo shkollë e pajisur me laboratorë të ndryshëm dhe kabinet modern informatike, do të përballojë më së miri, sipas standardeve evropiane, nevojat për shkollim të fëmijëve të zonës. Në bashkëbisedimin me nxënësit, Kryeministri u premtoi atyre se shumë shpejt ata do të kenë mundësi të navigojnë në internet, jo vetëm në shkollë, por edhe në shtëpitë e tyre.
Ky lajm është publikuar: 11/06/2009