Marrëveshja, PS siguron votat e minatorëve
Autori i Lajmit: red.
Partia Socialiste do të ketë mbështetjen dhe votat e minatorëve të Shqipërisë. Këtë synim ka dhe marrëveshja e nënshkruar mes kreut të selisë rozë, Edi Rama, dhe kryetarit të Sindikatës së Minatorëve të Shqipërisë, Fiqiri Xibri. Sindikata e Minatorëve angazhohet që t u bëjë thirrje të gjithë minatorëve dhe familjeve të tyre të votojnë socialistët, si pjesë e koalicionit “Bashkimi për Ndryshim”, në zgjedhjet e 28 Qershorit. Nga ana e saj, PS angazhohet se do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me Sindikatën e Minatorëve duke komunikuar dhe më vonë formuluar instrumentet për plotësimin e kërkesave të tyre. “Për statusin e minatorit, nuk është thjesht bërja e një ligji për të rregulluar statusin, por është që ju duhet të jeni pjesë aktive për përcaktimin e prioriteteve nevoja që duhet të zgjidhë qeveria socialiste sapo të vijë në pushte. Ajo çka është më e rëndësishme është që më pas të ndiqen e të zbatohen hap pas hapi”,- tha kandidatja për deputete në qarkun e Tiranës, Vasilika Hysi, e pranishme në nënshkrimin e marrëveshjes. Në emër të Sindikatës së Minatorëve, Fiqiri Xibri është shprehur se kryeministri Berisha nuk ka pasur vullnetin për të dëgjuar dhe plotësuar kriteret e minatorëve. PS ka pranuar se është dakord në parim me kërkesën e minatorëve të përfaqësuar nga sindikata dhe sigurojnë se do të sensibilizojnë në çdo rrethanë Kuvendin e Shqipërisë mbi çështjet e minatorëve dhe do t i mbështesë ato. Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Sindikata e Minatorëve të Shqipërisë do të intensifikojnë maksimalisht punën e tyre, në mënyrë që në afate minimale, të realizohet një mirëkuptim, konsultim dhe bashkëveprim më i gjerë i Partisë Socialiste të Shqipërisë me grupime të tjera interesi apo sindikale, në favor të nxitjes së moralit dhe egos qytetare për t u vetaktivizuar e për t u bërë pjesë dhe përfituese e politikës së re!
Ky lajm është publikuar: 11/06/2009