“Fushata e majtë me parulla komuniste, e djathta e premtimeve konkrete”
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Intervista
Presidenti i Partisë Alenca Demokratike dhe nënkryetari i Kuvendit, Neritan Ceka, në një intervistë ekskluzive për gazetën Ballkan ka deklaruar se fushata e liderit të PS-së, Edi Rama, është tipike e parullave komuniste, ku thuhet se në të ardhmen do të jetojmë më mirë , premtimi i një Shqipërie që nuk mund të bëhet dot nga një njeri dhe aq më pak brenda një kohe të shkurtër. Përkundër fushatës që zhvillon kryeministri Berisha ku flet për gjëra që njerëzit i prekin tani me dorë, ku sipas tij, “në këtë drejtim jemi, mund të themi, me një këmbë në të ardhmen, ndërsa përpara ishim gjithmonë me dy këmbë në të shkuarën”. Kreu i aleancistëve është rrëfyer për fushatën elektorale të partitë së tij, përplasjet e fundit brenda koalicionit të qendrës së djathtë, midis disa partive të vogla, për dy modelet e përballjes me qytetarët, atë të kreut të PD-së, Berisha, dhe atij të PS-së, Rama. Nënkryetari i Kuvendit flet dhe për arsyet se përse koalicioni i udhëhequr nga Berisha duhet të vazhdojë të qeverisë dhe cilat do të jenë pikat e nxehta në mandatin e dytë, por edhe mbi procesin e kartave të identitetit dhe infrastrukturën zgjedhore dhe numërimin e votave më 28 qershor.
Keni zhvilluar tashmë disa ture elektorale dhe pothuajse e keni përshkuar gjithë territorin e Shqipërisë, si do ta komentonit fushatën e Alencës Demokratike dhe sidomos fushatën tuaj në qarkun e Elbasanit dhe ku jeni kandidati i parë në listën e PAD-së?
Mund të them se në përgjithësi fushata nuk ndryshon nga ato të mëparshmet. Kodi i ri Zgjedhor nuk ka sjellë ndonjë ndryshim të madh në atë që i transmetohet publikut, qytetarit. Përkundrazi, është një fushatë luksoze që zhvillohet në një kohë krize. Pra besoj që mesazhi nuk është shumë pozitiv, në kuadër të shpenzimeve që bëhen për këtë fushatë. Për sa i përket Aleancës Demokratike, ajo ka zgjedhur një startegji tjetër: të shkojë atje ku është zgjedhësi dhe të mos mbledhë zgjedhësit atje ku është Aleanca, kontakte të drejtpërdrejta të të gjithë kandidatëve tanë në të gjitha qarqet me njerëz që përfaqësojnë grupe interesi të biznesit, fermerë dhe familje, pasqyrimi i fushatës nëpër media si një bashkëbisedim direkt i kandidatit me elektoratin. Kryesisht kjo bëhet nëpërmjet fushatës sime, së cilës i jepet vend në media, ndërësa për kandidatët e tjerë media e pasqyron vetëm kur merr pjesë Presidenti i partisë. Është një fushatë e natyrës shumë civile. Unë personalisht kandidoj në Elbasan, jam numri një në listën e PAD-së. Nuk e kam vënë emrin në asnjë qark tjetër në ndryshim nga kryetarët e partive të tjera, përveç zotit Berisha, të cilët u mbështetën tek ky Kod Zgjedhor dhe kanë vënë emrin në krye të listave në të gjithë vendin. E kam bërë këtë për t u treguar elbasanasve që jam elbasanas. Që në fillim të karrierës politike kam kandiduar në Elbasan, nga viti 1991, dhe që dua të jem një nga 14 deputëtët e një grupi të deputetëve të qarkut të Elbasanit që mund të ndahen për çështje politike, por do të bashkohen në interes të Elbasanit. Veçanërisht për tunelin e Kërrabës, një projekt që nuk është vetëm një rrugë, por ëshë krijimi i një boshti Elbasan-Tiranë-Durrës, ku mund të zhvillohet pjesa qendrore e ekonomisë shqiptare. Kam gjetur një klimë të ngrohtë jo vetëm në Elbasan, por edhe në Peqin, Gramsh dhe Librazhd që tradicionalisht është i lidhur me frymën elbasanase. Me frymën intelektuale, arsimore, të kulturës, por dhe të një solidariteti që e ka pasur tek ekonomia e përbashkët, interesat e përbashkëta. Kam gjetur shumë më tepër mbështetje sesa po të isha në një parti të madhe.
Si do t i komentonit përplasjet apo incidentet brenda koalicionit të qendrës së djathtë, ajo në Delvinë dhe përplasje të tjera, a mund ta dëmtojnë garën brenda koalicionit?
Mendoj që rrjedhin nga një xhelozi pa vend, sepse partitë e vogla vetëm e ndihmojnë partinë e madhe. Edhe në në rast se mund t i marrë një pjesë të vogël të elektoratit, prapë ato janë vota që qëndrojnë brenda koalicionit dhe nuk krijojnë gërryerje të madhe brenda PD-së, brenda forcës kryesore. Sado që të marrin partitë e vogla nuk kalojnë numrin e një deputeti në një zonë, dhe kjo për zonat e mëdha nuk bëhet fjalë për zona më të vogla. Kjo është në favor të koalicionit dhe nuk dëmton PD-në. Ajo pjesë e PD-së që bëhet xheloze kur humb 10 apo 100 vota, qoftë dhe 1000 vota, duhet të kuptojë që ndërkohë ka marrë në gjithë Shqipërinë disa dhjetëra mijë vota nga koalicioni. Dhe ato vota që humbin në një zonë të caktuar, ato kurrë nuk formojnë një deputet. Mendoj që fushata egërsohet për arsye krejt personale, xhelozi që nuk e ndihmojnë fitoren e koalicionit.
Në këtë fushatë kemi dy modele të përballjes me qytetarët: atë të kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të PS-së, Edi Rama, nga njëra anë kreu i PD-së flet për një Shqipëri evropiane dhe nga ana tjetër kreu i Bashkisë së Tiranës, Rama, që flet për një qeverisje të popullit. Si i shikoni ju këto dy modele, zoti Ceka?
Unë shikoj diçka që Berisha flet për gjëra konkrete, për gjëra që njerëzit i prekin tani me dorë, ndryshe nga fushatat e mëparshme. Pra kemi dritë, ujë, kemi rrugë, kemi reforma të vlerësuara, jemi anëtarë të NATO-s, është ratifikuar MSA-ja dhe janë rezultate që Shqipëria nuk i ka pasur kurrë. Në këtë drejtim jemi (mund të themi) me një këmbë në të ardhmen, ndërsa përpara ishim gjithmonë me dy këmbë në të shkuarën. Ndërsa fushata e Ramës është një fushatë tërësisht propagandistike, iluministe, mercianike. Premtimi i një Shqipërie që nuk mund të bëhet dot nga një njeri dhe aq më pak brenda një kohe të shkurtër. Nuk ka terma konkrete ka vetëm premtime të karakterit do të thoja demokristian. Pra që do të jetë një qeverisje tjetër do të jetë më afër popullit e ku di unë, qeveria do të vijë tek populli dhe jo populli tek qeveria. Këto janë motive që i kemi dëgjuar nga demokristianët italianë që në vitet 50 dhe nuk sjellin asgjë të re në politikën shqiptare. Kjo është njëra veçori. Ndërsa e dyta është që, ndërsa koalicioni i qendrës dhe i qendrës së djathtë i referohet një elektorati që synon nga një Shqipëri e pasur në një Shqipëri ku jeta mund të sigurohet dhe në vend, ndërsa propaganda socialiste e shprehur në fushatën elektorale është imazhi i një Shqipërie të varfër, ku njerëzit jetojnë me lista ku varfëria ka shkelur në çdo prag, ku mjerimi është kudo. Besoj që është një fushatë tipike e majtë, e cila u referohet, në një mënyrë apo në një tjetër, parullave komuniste; që në të ardhmen do të jetojmë më mirë, kur ndërkohë që qendra e djathtë thotë realitetin; po punuam sot më mirë atëherë mund të jetojmë nesër më mirë.
Përse duhet të vazhdojë të qeverisë koalicioni i qendërs së djathtë me kryeministër Sali Berishën?
Sepse ka rezultate konkrete, ka disa projekte që janë në punë e sipër. Sidomos projektet që kanë të bëjnë me energjinë, të cilat do ta kthejnë Shqipërinë nga një vend në nevojë, në një vend eksportues, dhe kjo nuk është më një ëndërr. Realizimi i Parqeve Energjetike, veçanërisht i hidrocentraleve të reja në Drin dhe në Devoll, por dhe një numër i madh HEC-esh të vegjël që tani po projektojnë një Shqipëri që brenda dy apo tre vjetësh do të eksportojë energji elektrike. Së dyti, është përsosja e infrastrukturës në projekte që kanë karakter strategjik që nuk kanë të bëjnë më vetëm me Shqipërinë por e kthejnë vendin në pjesë të tregut ballkanik. Imagjinoni rrugën e Kosovës ku prodhimet e Tiranës, Durrësit., Lushnjës, Fierit dhe Vlorës të çohen brenda tri orësh në Prishtinë dhe për pesë orë në Beograd e për shtatë orë në Budapest apo Vjenë. Bregdeti shqiptar po bëhet pjesë e tregut të Evropës Qendrore qoftë për prurjet turistike, por edhe për eksportin e prodhimeve bujqësore që tani po ndryshojnë dhe po rriten në një progresion gjeometrik. Këto janë disa nga arsyet që duhet t i jepet mundësia kësaj Qeverie që të përfundojë punët e nisura, sepse ardhja e një qeverie tjetër e dimë si i bën punët. Pra, do të analizohet qeveria e mëparshme, të humben dhe nja dy vjet dhe të vijnë vërdallë dhe si përfundim të kthehen prapë tek projektet e nisura dhe në dy vjet të huambasin katër ose pesë vjet. Ngadalësimi i ritmeve do të jetë një katastrofë e vërtetë.
Cilat do të jenë pikat më emergjente për të vënë në jetë, nëse kjo qeveri do të rikonfirmohet më 28 qershor?
Projektet në infrastrukturë për ta bërë Shqipërinë një pikë strategjike në Ballkan, fillimin dhe kryqëzimin e rrugëve. Një vend të prodhimit të energjisë, kjo është shumë e rëndësishme. Së treti duhet t i kthehemi prodhimit bujqësor vendas që të eksportojmë në gjithë Evropën, duke mbështetur në mënyrë të veçantë në këto katër vjet fshatin, fermerët. Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, reforma në arsim dhe shëndetësi. Krijimi i shërbimeve të tilla në shëndetësi që të jenë në standardet paralele të paktën me ato të shtetit fqinj, Greqisë, në kualitet dhe në shtrirje. Krijimi i tregut të punës që rinia shqiptare të edukohet që në bankat e shkollës për të qenë direkt pjesë e tregut, pra reforma arsimore dhe më e thellë se kjo që ka nisur. Si dhe kujdesi i kreditimit të rinisë për hapjen e bizneseve të reja.
Kartat dhe mënyra e votimit dhe numërimit janë pikat më të nxehta këto ditë dhe në ditët në vijim deri në datën 28 qershor. Si e shikoni gjendjen, infrastrukturën zgjedhore, a do të jetë ky një proces i drejtë, a do të zhvillohet një proces i drejtë dhe transparent?
Për kartat nuk kam ndonjë shqetësim të madh. Kjo është një çështje që duhet të ishte parashikuar. Jo nga pikëpamja teknike, por nga një lloj neglizhence e elektoratit shqiptar që kujtohet ditët e fundit për të marrë kartën. Në zgjedhjet e mëparshme të mos harrojmë se merrte certifikatën me foto ditën e fundit dhe detyroheshim të mbanim zyrat hapur deri në 12 të natës apo deri në 6.00 të mëngjesit. Ndërsa tani kanë aplikuar 1.250.000 qytetarë për të marrë letërnjoftimin dhe i kanë marrë ato vetëm 800 mijë. Pra këtu do edhe një lloj fryme qytetare që ka munguar në Shqipëri. Ne nuk mund ta mbajmë Shqipërinë pas atij që do bëhet qytetarë i fundit, apo do të ketë ndergjegjen qytetare i fundit fare. Kush do të vijë në votime do të votojë, nuk ka alternativë tjetër, ne nuk mund të presim atë që do ta mbajë Shqipërinë mbrapa. Për sa i përket numërimit të votave kjo është një çështje delikate shumë e komplikuar në të vërtetë, shumë e ngarkuar. Ne patëm propozuar një numërim elektronik, ashtu siç bëhet për të drejtën e studimit, gjë që do ta kishte thjeshtuar shumë procedurën dhe koston e numërimit. Një numër i madh numëruesish, një numër i madh aparaturash, të cilat janë kosto që nuk vlejnë për asnjë gjë. Kjo është ndërtuar mbi mungesën e besimit midis dy partive të mëdha politike. Unë shpresoj që të jetë hera e fundit që të ndodhë një gjë e tillë, duhet të krijojmë një sistem qytetar të menaxhimit të zgjedhjeve jopartiak dhe procedura e numërimit të votave duhet të jetë patjetër elektronike. Madje, dhe vetë votimi të bëhet elektronik, në qoftë se pretendojmë që jemi në shekullin e internetit.
Ky lajm është publikuar: 11/06/2009