“Vazhdoni të besoni tek PD-ja, siç besuat më 2005”
Autori i Lajmit: red.
Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Gazmend Oketa, u takua me qytetarët e lagjes 5 në Durrës, ku iu drejtua qytetarëve që të vazhdojnë të besojnë te PD-ja siç i besuan asaj Shqipërinë në vitin 2005. Oketa i falënderoi votuesit e kësaj zone për mbështetjen e dhënë 4 vite më parë dhe vlerësoi të gjitha ndryshimet që ka pësuar vendi dhe Durrësi në këto vite. Oketa vlerësoi arritjen historike të qeverisë, ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës, duke thënë se “kjo autostradë, pa dyshim, nuk është thjesht vetëm një rrugë që lidh Shqipërinë me Kosovën, që i sjell turizmit në Durrës shumë përfitime, por do të sjellë dhe rreth 60 milionë euro të ardhura në vit, një rrugë që do t i japë frymëmarrje sistemimit të të gjithë zonës ku ajo kalon”. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët e Durrësit, ministri i Mbrojtjes tha se procesi i pajisjes së qytetarëve me kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike është një nga proceset më të mëdha e domethënëse të kësaj qeverie. “Hyrja në NATO dhe starti për në BE, ju i vlerësoni si rezultatet më të shkëlqyera të kësaj qeverisjeje që meriton mandatin e dytë. Objektivi madhor i qeverisë shqiptare janë zgjedhjet me standardet më të larta evropiane dhe për realizimin e saj kjo qeveri është impenjuar seriozisht. Këto zgjedhje nuk i shoh si një sfidë vetëm të Gazmend Oketës, apo edhe të 13 deputetëve të qarkut të Durrësit, por si një sfidë të përbashkët për të rikonfirmuar qeverisjen aktuale dhe për të bërë të mundur realizimin e ëndrrës së shqiptarëve “E duam Shqipërinë si gjithë Europa“,- përfundoi deputeti Oketa.
Ky lajm është publikuar: 11/06/2009