E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvendosje bllokon sallën e Kuvendit

Kuvendi i Kosoves

Deputetët e lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca dhe Visar Ymeri, kanë bllokuar foltoren e Kuvendit të Kosovës duke mbajtur para saj një pankartë ku ishin të shkruar emrat e qytetarit të vrarë Selver Haradinajt dhe policit po ashtu të vrarë në veri të vendit, Enver Zymberit.

Polici Zymberi ishte vra gjatë aksionit policor për marrjen e pikave doganore në veri më 25 korrik, kurse Haradinaj në banesën e tij pas një sulmi me bombë.

Kjo protestë e Vetëvendosjes në Kuvend, pasoi kërkesën e këtij subjekti politik që të debatohet për gjendjen e krijuar në Mitrovicë, kërkesë kjo që nuk ishte përfillur jo vetëm nga pozita, por as nga partitë në opozitë.

Në pamundësi që të vazhdojë seancën, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, shpalli një pauzë, dhe ftoi kryesinë e Kuvendit dhe kryetarët e grupeve parlamentare në një konsultim të përbashkët.  Kosova.com

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›