E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia rrethohet nga gripi

Shqiperia rrethohet nga gripi. Ne vendin tone raportohen rreth 150 femije qe vizitohen nga gripi ne dite, si dhe rreth 70 te rritur me simptoma gripale. Por, epidemiologet ende nuk kane identifikuar tipin e gripit qe qarkullon ne Shqiperi. Nderkaq, ne Evrope eshte zyrtarizuar qe prej 24 janarit sezoni i rrezikshem i viruseve te gripit A dhe B, si dhe nentipat e tyre, H1, N1. Sipas Qendres Evropiane per Parandalimin dhe Kontrollin e Semundjeve, numri i rasteve te konfirmuara ne laborator me grip eshte rritur ne disa shtete evropiane. Ne javen e trete te 2008-es, 13 shtete kane raportuar nje aktivitet te rritur te gripit, si Austria, Bullgaria, Franca etj. Kjo rritje e shifrave e pritshme per kete sezon te vitit, ka te ngjare te perhapet edhe ne shtete te tjera te Evropes. Nese virusi ka te njejten levizje si vitin e kaluar, do te perhapet ne veri dhe ne lindje, gjate javeve ne vijim. Gripi sezonal eshte pergjegjes perreth 40 mije deri ne 220 mije vdekje ne vit. Virusi qe mbizoteron eshte ai i tipit A (H1). Ne 15 vitet e kaluara, perhapja e infeksionit H1, ka qene me e larte te femijet gjate dimrit dhe ne popullsine aktive ne kater vende Irlande, Spanje, Zvicer dhe Angli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›