Peja ndal Sigal Prishtinën
Kryendeshja e xhiros së 20-të të BKT Superligës së Kosovës në basketboll i ka takuar Pejës, e cila në Palestrën e Sporteve ‘Karagaçi’, ka arritur t’ia ndal hovin e Sigal Prishtinës.
Me këtë fitore, verdh e zinjtë mbajnë gjallë shpresat për pozitën e dytë në tabelë, para garave të play-offit, derisa bardh e kaltrit mbeten kryesues, përkundër humbjes.
Në ndeshjet tjera, Trepça pa mund të madh ia doli ta mposht Kosovën e Vushtrrisë, njëjtë si Kolegji EuroSport, që nuk hasi në ndonjë problem të madh ndaj Mitrovicës së pafuqishme. Ndeshja ndërmjet Bashkimit dhe Bambit është shtyrë për një datë tjetër.
BKT Superliga – Xhiroja 20
Rezultatet
Mitrovica – K. EuroSport66:103
Trepça – Kosova91 : 64
Peja – Sigal Prishtina73 : 61
Bashkimi – Bambi(është shtyrë)
TabelaNdPi
1. Sigal Prishtina2038
2. Bambi1935
3. Peja2035
4. Trepça2031
5. Kolegji EuroSport2027
6. Kosova2026
7. Bashkimi1823
8. Mitrovica1919