ELVANA - “Nuk kam qenë e dashura e Getoarit”
GOSSIP PANORAMA
Eftuar në Kosovë për të promovuar këngën dhe klipin e saj më të ri, Elvana Gjata, i ka
dhënë përgjigje një herë e përgjithmonë, thashethemeve të ngritura rreth saj dhe
Getoar Selimit. Elvana ka sqaruar se mes saj dhe Getit, nuk ka pasur asnjëherë ndonjë lidhje
dashurore, veçse bashkëpunim, duke qartësuar se ato që janë shkruar në media janë të gjitha thashetheme
dhe aspak të vërteta. “Para se të kalojmë në pyetjen pse u ndatë, duhet të flasim për pyetjen,
se a kam qenë apo nuk kam qenë unë me Getin së bashku. Prandaj të gjitha këto janë thashetheme që
janë folur si lidhje dhe e konsideroj se kjo është një temë e konsumuar. E kam thënë shumë herë, se
nuk kam asgjë më të, edhe tash them jo”, ka thënë Gjata, madje në dialektin kosovar, duke theksuar
se mes tyre ka pasur vetëm bashkëpunim, por kurrsesi lidhje dashurore, gjatë një interviste në një
të përditshme të Prishtinës. Komentet e një lidhje dashurore mes Elvanës dhe Getoarit, kanë qenë
pjesë gazetave skandalistike që erdhën fillimisht nga Prishtina në Tiranë, por që duket se nuk kanë
qenë, as më shumë, as më pak vetëm thashetheme. Fotoja ku Getoar Selimi dhe këngëtarja e talentuar
shqiptare u shfaqën duke ecur në tapetin e kuq të “VideoFest”, ishin shkëndija e parë për të aluduar
mbi një lidhje dashurore mes tyre, histori që Elvana e kategorizon si bashkëpunim.
DIÇKA “VETES”
E kthyer në tregun muzikor, plot 8 muaj pas pjesëmarrjes në “Kënga Magjike”, Elvana duket se këtë herë ka vendosur që të sjellë për fansat këngën me titull “Vetes”. Këngëtarja e talentuar e cila theu rekordet e shitjeve me albumin “Mamës”, këtë herë zgjedh një këngë pothuajse të të njëjtit zhanër. Titullohet “Vetes” dhe siç shpjegon kjo është një
mënyrë që çdo dëgjues të gjejë sadopak nga vetja, tek teksti apo historia e këngës që Elvana “servir”
në këtë sezon të nxehtë për fansat e saj. Kjo këngë ka vetëm një javë në treg dhe duket
se Elvana ka goditur sërish në shenjë. Nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe, pasi
gjithçka është menduar me shumë kujdes nga Flori, djaloshi i talentuar që prej kohësh
ka vendosur edhe të menaxhojë Elvana Gjatën, për të vulosur edhe suksesin.
Elvana ka pohuar për mediat kosovare, ku edhe bëri promovimin e këngës se për
momentin ka vendosur të këndojë më shumë si soliste dhe nuk po planifikon
që të bashkëpunojë me ndonjë këngëtar tjetër kosovar. “Jo, jo absolutisht nuk do
të bashkëpunoj njëherë për njëherë. Sapo kam dalë nga bashkëpunimet, kështu që
kam nevojë të merrem me Elvanën si person”, shprehet ajo. Kjo deklaratë vjen pas
lajmeve të fundit që qarkulluan në median kosovare, se Elvana do të kishte një bashkëpunim
me këngëtarin Ermal Fejzullahu, një duet që u përfol si i mundshëm qysh në
momentet e “Top Fest”, por që duket nuk ka qenë asnjëherë pjesë e projekteve të saj.
Përsa i përket stilit të muzikës, ajo nuk do të heqë dorë nga R&B, kjo jo vetëm pasi
kështu u identifikua në tregun muzikor, por edhe për faktin se ky zhanër mbetet
për të më i pëlqyeri. Ndërkohë përsa i takon festivaleve,
një prej të cilëve është edhe “Kënga Magjike”,
Elvana tregon se nuk ka vendosur ende nëse do
të jetë pjesëmarrëse apo jo, pasi në këtë periudhë
është duke u marrë me albumin e ri. Ky është një
lajm tjetër shumë i mirë për fansat e saj, një rikthim
i dytë i Elvanës pas plot 1 viti, ka gjasa që mund ta
pozicionojë sërish në krye të tregut muzikor.
THASHETHEMET
Por duket se thashethemet për Elvanën nuk
kanë reshtur asnjëherë. Para pak kohësh në media
u përhap një lajm ku flitej se një djalosh, i quajtur
Rogert, kishte qenë i dashuri i Elvanës. U përfol se
djali është në vit të pestë për Administrim Biznes
si dhe punon si dizajner, por ata kanë preferuar
që të mos e bëjnë publike lidhjen e tyre. Por asnjë
nga të dyja palët, qoftë Elvana apo djaloshi që pretendonte
se ishte i dashuri i saj, nuk e ka pranuar
publikisht këtë lidhje, çka të bën të mendosh se e
gjithë historia, njëlloj si ajo me Getoarin mbetet sërish
një thashethem.
ARBANA OSMANI, pushime në Greqi
Pas përfundimit të “Big
Brother”, prezantuesja e
njohur e “Top Channel”
ka udhëtuar drejt Greqisë
për disa ditë pushimesh,
për pak relaks dhe për të
marrë energjinë e nevojshme
për të startuar në
korrik punën për “Super
Model Albania”. Miq të
afërt të këngëtares rrëfejnë
se ajo ka udhëtuar
drejt brigjeve helene me
të dashurin e saj, me të
cilin është shfaqur shpesh
edhe në faqet e para të
gazetave. Ata kanë vendosur
të pushojnë, pasi duket se nuk do të gjejnë më
kohë për t’u relaksuar. Arsyeja e udhëtimit të qëndrojnë
bashkë, pasi gjatë gjithë kohës, Arbana është e zënë
me evenimente televizive. Megjithatë, ata mbeten një
çift mjaft unik dhe reflektojnë një lidhje të shëndoshë
kur shfaqen në publik.
Kosova, kundër ALBAN SKËNDERAJ
Kënga e re e Alban Skënderaj, renditet në Tiranë në
listën e më të pëlqyerave, por ja që nuk po ndodh kështu
në Kosovë. I sapo kthyer nga një turne në Amerikë, atij
do t’i duhet shumë punë për t’i kthyer besimin fansave
nga Kosova, pas votimit në Festivalin e Dhjetorit, kundër
këngës së vajzave nga Prishtina dhe pro Olta Bokës.
Duket se mërzia e fansave nga Kosova, vazhdon ende,
kjo ka qenë mëse e
dukshme në toplistën
e këngëve të hitparadës
muzikore që
transmetohet në televizionet
e Prishtinës,
ku javën e shkuar
Alban Skënderaj dhe
kënga e tij u pozicionuan
në vendin e
fundit. Përpos faktit
se ai është një artist
i pëlqyer, i duhet të
punojë shumë për
t’u “shfajësuar” para
fansave nga Kosova.
ARIANA, e dashura e ERMALIT?
Prej vitesh ka treguar në intervistat e tij se nuk e ka njohur dashurinë dhe
pse për fansat e tij mund të duket diçka e çuditshme, duke qenë se ai i
këndon kaq bukur kësaj ndjenje. Në edicionin e
fundit të “VideoFest” në
tapetin e kuq, këngëtari
shoqërohej për dore me
një bukuroshe për të cilën
filloi të flitej se mund të
jetë e dashura. Madje,
tashmë vajzës i dihet edhe
emri, ajo quhet Ariana, por
asnjë nga të dy nuk ka
pranuar zyrtarisht lidhjen
e tyre dashurore. Publikimi i fotove së fundmi ka ngjallur
shumë interes, kjo pasi që të dy dukeshin shumë të lumtur
të kapur për dore, për më tepër që një lidhje dashurore nga
ana e Ermalit pritej, më së shumti nga fansat e tij.
REZARTA SHKURTA - Në “prangat” e 2 engjëjve Në “prangat” e 2 engjëjve
Udhëtimi i fundit në Prishtinë, duket se ka ndryshuar shumë
gjëra në karrierën e Rezarta Shkurtës. Pas sukseseve të
njëpasnjëshme, ajo ka vendosur që pjesën më të madhe të punës, pikërisht atë
të menaxhimit t’ia besojë dikujt tjetër. Madje, ajo që është më e veçanta, lidhet me faktin se do të ketë në krah një mashkull, madje jo një, po dy të tillë. Ata nuk janë nga Shqipëria, por
nga Kosova, fundja kjo është një tendencë e dukshme, që shumë artistë nga Tirana kanë
zgjedhur të menaxhohen nga kolegë nga Kosova.
Këngëtarja sharmante ka zgjedhur pikërisht
dy engjëj mbrojtës, më saktësisht djemtë e
grupit me të njëjtin emër “Etno Engjëjt”, pasi
realisht, engjëlli që kujdeset për gjithçka në jetën
e Rezit, vazhdon të mbetet ende Ermal Hoxha,
djaloshi me të cilin jeton e lumtur prej kohësh,
dhe jo më larg se dy muaj më parë, ajo edhe
celebroi zyrtarisht lidhjen e saj.
MENAXHIMI
Qëllimi i vizitës së fundit në Kosovë ishte
pikërisht, mbyllja e bisedimeve, me dy djemtë e
grupit “Etno Engjëjt”. Ka qenë një qëndrim disa
ditor në Prishtinë dhe Rezarta është kthyer shumë
e lehtësuar, pasi këtë barrë këtej e tutje do ta mbajnë
dy djemtë, të cilët do të mendojnë për axhendën e
saj koncertore, publikimet e këngëve dhe videoklipeve,
madje edhe intervistat në media, një zgjedhje
që duket se do t’i sigurojë asaj jo vetëm sukses,
por edhe të ardhura të mira. Ajo premton se do të
rikthehet në vjeshtë me shumë surpriza për fansat
e saj, duke shpjeguar se këtë sezon ka zgjedhur të pushojë,
por nuk do të mungojë në koncertet e shumta që mbahen në
qytetet bregdetare, madje disa jashtë vendit. Në shtator dhe
m ë
pas, ajo pritet që të rikthehet
sërish, për të derdhur gjithë energjinë e stinës
në muzikë, disa materiale muzikore që do të jenë pjesë e
surprizave të kësaj stine për fansat. Sigurisht evenimentet
e muzikës si “Kënga Magjike”, janë disa prej momenteve
kur ajo do të shfaqet, edhe pse
nuk na konfirmoi zyrtarisht
prezencën e saj aty. Ndërkohë
përsa i takon videoklipeve
dhe këngëve të reja, ato do
të shfaqen në ekran gjatë
stinës së vjeshtës, pikërisht
në këtë periudhë dhe jo në
verë, siç ka ndodhur rëndom
me shumë artistë të tjerë
shqiptarë.
PUSHIMET
Këtë verë Rezarta Shkurta
do të jetë gjatë gjithë
kohës e zënë me koncerte
dhe do të duhet që gjatë
ndalesave të mundshme,
ajo do të gjejë pak hapësirë
për të pushuar me
Ermalin. Ajo ka vendosur
që të mbajë sekret vendet
ku do të udhëtojë për
pushime, pasi kërkon
t’i shijojë ato në maksimumin
e tyre, për më
tepër që kjo është e para
verë, që ajo do të kalojë
në statusin e vajzës së
celebruar. Pushimet i
ka planifikuar jashtë vendit, kjo jo
për ndonjë arsye, por duket se kjo do të jetë një surprizë që
Ermali do t’i bëjë asaj në këtë sezon. Siç rrëfen edhe vetë,
djaloshi i saj i zemrës ka planifikuar gjithçka dhe Rezarta
ka mundur të zbulojë vetëm një detaj të vogël, që do të
pushojnë jashtë vendit, por se ku nuk e di, pasi do ta zbulojë
kur të ndodhë.