Vera, qetësi totale për pushuesit
GOLEM - Turistët që do të zgjedhin Golemin do të flenë të qetë këtë verë.
Këshilli i komunës ka miratuar me shumicë votash një paketë ligjore për sezonin veror, i cili parashikon mbylljen e çdo aktiviteti për muzikën live, diskotekat dhe pabet pas mesnatës. Ora 24:00 do të shënojë një qetësi absolute në Golem, pasi në të kundërt do të merren masa të rënda administrative ndaj subjekteve kundërvajtës. “Kemi miratuar një paketë të posaçme rregullash, të vlefshme vetëm për sezonin turistik. Aty përfshihet jo vetëm ndalimi i çdo tingulli muzikor pas mesnate, por edhe ndërprerja e çdo ndërtimi në proces, kalimi i kamionëve të rëndë pranë hoteleve, e të tjera rregulla si këto”, shprehet shefi i Zyrës së Shërbimeve në komunën Golem, Kadri Ajazi. Por veç parandalimit të ndotjes akustike, komuna ka nxituar të marrë një sërë masash edhe për sa i përket qetësisë publike dhe sistemit ambulator shëndetësor. Mjekë dhe infermierë do të vihen në dispozicion të rasteve emergjente që mund të ndodhin në plazh. Nga ana e komunës janë marrë me qira disa ambiente, në të cilat bluzat e bardha do të ushtrojnë aktivitetin deri në mes të muajit shtator. Një tjetër masë që do të ndihmojë në mbarëvajtjen e turizmit është edhe bashkëpunimi i ngushtë me forcat e policisë së shtetit, të cilat do të jenë të gatshme të ruajnë rendin publik, pavarësisht pesëfishimit të popullsisë. Golemi parashikon të presë gjatë sezonit “verë 2008” mbi 100 mijë turistë, një numër rekord ky për këtë komunë. Kjo njësi vendore ka një bregdet plotësisht të shfrytëzueshëm, i cili shtrihet përgjatë 14 kilometrave në Adriatik. Nëse në shumicën dërrmuese të plazheve të komunës së Golemit dominon rëra, në skajin më jugor të saj, në fshatin Karpen plazhi është shkëmbor dhe i thellë.