Vëllai i Mehmetit: Si u hakmor Enveri për krushqitë që i refuzuam
“I pari kam qenë unë që refuzova fejesën me mbesën e Enverit.
AFRIM IMAJ
Ladi, djali i madh i Mehmetit, kundërshtoi lidhjen me vajzën e tij, Pranverën. Pastaj, Skënderi, djali tjetër nuk pranoi ofertën për mbesën e Nexhmijes”Zoti Duro! Është folur gjatë për fejesën e djalit të Mehmetit me Silva Turdiun. A mendoni se pikërisht kjo ka qenë arsyeja e kryqëzimit të vëllait tuaj?
Fejesa e Skënderit me këtë vajzë që thuhej se ishte me biografi të keqe, ndërkohë që të atin e kishte pedagog në Universitetin e Tiranës, ka qenë vetëm një pretekst në alibinë e ngritur për të eliminuar Mehmetin. Motivet e vërteta besoj tashmë pas kaq vitesh janë qartësuar për të gjithë. Ajo “Tabloja Sinoptike” e famshme që bëri Enveri në atë periudhë, ka mbetur sot si një karikaturë e shpifur. Për ironi të fatit, Enver Hoxha që nuk la gjë pa thënë për këtë krushqi, vetëm pak ditë më parë e kishte pagëzuar me vizitën që bëri me Nexhmijen te shtëpia e Mehmetit.
Në kujtimet që keni hedhur në librin “Mehmeti, im vëlla” për herë të parë e vlerësoni eliminimin e tij edhe si një shpagim të krushqive të prishura në bllokun e Enverit...
Megjithëse i rezervuar për vetë ndjeshmërinë e këtij problemi, në librin tim vetëm sa e kam cekur këtë prapsi që ju me të drejtë e quani shpagim apo hakmarrje. Nuk kam dashur të zgjatem shumë në këtë çështje, pasi prapa këtyre krushqive të prishura, përkundër dëshirës së Enverit dhe njerëzve të tij më të afërt, janë njerëz konkretë, janë familjarë, kanë familje, fëmijë, madje edhe nipër e mbesa. Rikthimi në historitë e dikurshme doemos që do të lëndonte pa të drejtë shumëkënd prej tyre...
Megjithatë, duke folur në përgjithësi, opinioni mund ta quaj shpifje...
Jo miku im, jo. Po bëhem gati 80 vjeç dhe ndërkohë që kam provuar me dhjetëra akuza monstruoze, atë të shpifjes nuk ma ka vënë njeri në dukje. Kur shprehem rreth hakmarrjes së Enverit për krushqitë e prishura, këtë e kam provuar në kurrizin tim për herë të parë. Refuzimi që unë i bëra ofertës për t’u fejuar me një nga vajzat e familjes së Enverit, ishte qejfmbetja e parë në adresën e familjes tonë. Që do të thoshte qejfmbetje e Enverit ndaj Mehmetit...
Jemi në komunikim të drejtpërdrejt me lexuesin dhe aktualisht deri tani nuk është përfolur asnjëherë një fejesë e prishur midis vëllait të Mehmetit dhe një vajze nga familja e Enverit. Është momenti pra për të folur më konkretisht...
E di që gazetarët duan gjëra konkrete, sidomos kur bëhet fjalë për gjëra të tilla. Ka qenë kjo një nga arsyet e forta që deri tani nuk kam pranuar të flas publikisht. Në libër, për herë të parë them diçka. Kuptohet aq sa më lejon etika për vetë specifikën e këtyre marrëdhënieve.
Në libër thoni se keni refuzuar të fejoheni me mbesën e Enverit. Në cilat rrethana ka ndodhur kjo?
Ka ndodhur kjo diku aty nga viti 1956. Njerëzit fatmirësisht janë gjallë dhe me siguri e mbajnë mend. Të paktën ata që kanë qenë të pranishëm në këtë histori. Ishte periudha kur sa isha kthyer nga studimet në Bashkimin Sovjetik, ku përfundova akademinë ushtarake. Nuk më kujtohet në cilat rrethana, por një ditë të bukur dy motrat e Enverit më ftojnë të shkoj në teatër. E prita me kënaqësi ftesën e tyre dhe shkuam bashkë e pamë shfaqjen që jepej ato ditë me shumë publicitet në Tiranë. Pasi dolëm nga teatri u ulëm për të pirë një kafe te bar “Vollga”. Kështu i thoshin në atë kohë kafe “Drinit”. Pikërisht aty ato ma shprehën hapur duke thënë se ishte në dëshirën e tyre po edhe të familjarëve të tjerë, që nënkuptonte edhe të Enverit, që të fejohesha me mbesën e tij. Për një moment shtanga dhe ndenja pa folur. Sakaq ato vazhduan duke më folur për të mirat e kësaj lidhjeje. Pasi ndenjëm një çast në heshtje, unë u thashë se hezitoja për këtë fejesë, pa u shpjeguar arsyet...
Në fakt, cila ishte arsyeja që ju nuk pranuat fejesën me mbesën e Enverit?
Kishte disa arsye që më bënin të hezitoja për këtë lidhje. Njëra ndër to ishte një porosi e hershme e Mehmetit për t’ju shmangur me çdo kusht krushqive me njerëzit e Byrosë Politike dhe të Enver Hoxhës. Rrallë qëllonte që Mehmeti të jepte porosi të tilla kategorike dhe e vërteta është që ne e dëgjonim. Ai deri në ditët e fundit të tij e kishte këtë bindje dhe u mundua t’i rri besnik asaj.
Pra, shkaku ishte porosia e Mehmetit për t’u qëndruar larg krushqive të Bllokut...
E thashë që ajo ishte vetëm njëra nga arsyet. Në rastin konkret kishte dhe shumë arsye të tjera. Përveç porosisë së Mehmetit, unë kisha edhe një shkak tjetër që kishte të bënte me vetë vajzën që më ofruan për t’u fejuar me të. Nuk dua t’ia them emrin, se do të isha një njeri i vogël, ca më tepër që ajo më vonë krijoi një familje të shëndoshë, duke u bërë bashkëshorte e një mikut tim ish-pilot, po desha të përmend rezervat që unë kisha atëherë për të.
Cilat ishin rezervat që kishit për mbesën e Enverit dhe familjen e saj?
Rezerva e parë kishte të bënte me imazhin e keq që kishte krijuar në opinion babai i saj, si çifligar i njohur në Berat për sjellje çnjerëzore ndaj shtresave të varfra dhe sidomos bujqve. Fundi i tij në atë periudhë ku kishte mbetur viktimë e rebelimit të fshatarëve të Uznovës, të cilët i kishin shqyer kokën me kazma e lopata, artikulohej si një parodi popullore. Të kthehesha unë te vajza e këtij njeriu shpirtkazmë, ishte e pamundur. Le të ishte kjo qoftë edhe vajza e Enverit. Dhe jam i bindur që kam bërë shumë mirë...
Po oferta të tjera për krushqi të kësaj natyre ka patur brenda bllokut...
Kam dëgjuar për disa të tilla, po asnjëherë nuk kam dashur të bëhem interpretues i tyre. Unë di mirë vetëm ofertat për miqësi brenda familjes së Mehmetit, për të cilat kam qenë dëshmitarë e vetëm për ato mund të flas.
Më konkretisht, cilat kanë qenë ofertat për miqësi me djemtë e Mehmetit?
Oferta e parë ka qenë ajo për fejesën e djalit të madh të Mehmetit, Vladimirit me vajzën e Enverit, Pranverën. Nuk e di si ngjizi kjo kërkesë e papritur, por mbaj mend që Ladi e refuzoi dhe më vonë u fejua me vajzën e gjeneralit të lavdishëm Tanush Shyti. Oferta tjetër ishte ajo që Nexhmija i bëri drejtpërdrejt Skënderit, djalit tjetër të Mehmetit për t’u fejuar me vajzën e vëllait të saj. Por dhe ai nuk dëgjoi dhe e kundërshtoi për të vazhduar në dashurinë me atë sportisten që u bë legjendë e tronditi vendin...
Po të tjera miqësi keni dëgjuar në atë periudhë?
Kam dëgjuar përpjekjet e bëra për një miqësi me mbesën e Ramiz Alisë, që mbeti thjesht një tentativë. Ka patur e ka llafe për këtë. Ka folur rreth kësaj krushqie edhe nusja e djalit të Enverit, por mendoj se porsa nuk ka fakte konkrete nuk ia vlen për t’u marrë me këto gjëra. Përndryshe do të kemi të bëjmë me thashetheme...
Zoti Duro! Më në fund diçka rreth një akuze që i është bërë Mehmet Shehut vitet e fundit, se ka patur një vajzë jashtë martese...
E kam dëgjuar këtë marrëzi dhe të them të drejtën më ka ardhur turp t’i kthehem asaj. Loja me Natasha Shehun, se na qenka vajza e Mehmetit, është një shpikje monstruoze. E kam lexuar me shumë durim lojën që hapët ju gazetarët me këtë sensacion të radhës. Nga ballafaqimi në shtyp doli se kishim të bënim vetëm me një trillim. Një trillim që, sipas meje, e ka inskenuar “Pantera e Zezë”, Nexhmije Hoxha, e cila nuk ka reshtur asnjëherë të punojë pas shpine për të njollosur figurën e Mehmetit...
Pse mendoni se gjithçka në prapaskenat ndaj vëllait tuaj, Mehmetit kanë autorësinë e Nexhmijes, të vesë së Enver Hoxhës...
Unë nuk aludoj, por faktoj e dëshmoj konkretisht për prapësitë e kësaj “Pantere së Zezë”. Më shumë se e keqja e zezë e familjes së Mehmet Shehut, ajo ka qenë e keqja e fatit të shqiptarëve. Këtë nuk besoj se tashmë e vë në diskutim njeri normal në Shqipëri. Me ato që zbulohen herë pas here vetëm sa plotësohet dosja e zezë e saj. Kështu edhe në rastin e kësaj Natasha Shehut, e cila në moshën 50-vjeçare na mësoka se qenka vajza e Mehmtit. E hedh në treg këtë amoralitet të paskrupullt Nexhimje Hoxha për të njollosur sadopak figurën e Mehmet Shehut, pikërisht tani kur shumëkush është bindur për akuzat e paqena që atij iu bënë për tradhti e veprimtari armiqësore. Nexhmija kërkon t’i atribuojë vëllait tim ato që ka bërë vetë, kërkon t’i atribuojë orgjitë bastarde të të shoqit, Enverit, për të cilat ende njerëzit rezervohen të flasin...
A keni fakte për orgjitë që akuzoni Enver Hoxhën, apo thjesht keni dëgjuar të flitet për to...
Enver Hoxha ka qenë shumë i kamufluar dhe e ka mbuluar me shumë mjeshtëri këtë anë të errët të moralit të tij. Megjithatë, nuk ka mundur t’i fshehë të gjitha aventurat lidhur me orgjitë që bënte. Ja për shembull, ky Enveri, “i pastër si kristali” nga ana morale, një ditë me diell na e bëri infermieren bukuroshe të vilajetit të tij “Heroinë të Punës Socialiste”. Vërtet që pak njerëz e mbajnë mend këtë histori. Ka ndër ta që kanë folur nën zë qysh në atë kohë për ndjeshmërinë e lartë të Komandantit ndaj infermieres personale. “Heroina...” e tij pas “shërbimeve të shquara” në oborrin e perandorit, do të shpërblehej me një titull nderi. Të tilla “ndere” mund të bënte vetëm i “i ndershmi” Enver Hoxha(!). Ndërkaq njerëzit që kanë punuar pranë Enverit kujtojnë të tjera raste orgjish të fshehta të tij. Kujtojnë rastin e shpërblimit të burrit alifmatrak të një bukurosheje me postin e ministrit të Arsimit e të Kulturës(!), tërheqjen në aparatin e KQ të një zonjëze që i kishte tërhequr vëmendjen gjatë vizitës në një rreth të skajshëm etj. Për orgji është shquar edhe “Pantera e Zezë”. Mjaft nga të njohurit e saj të shkollës së mesme në Tiranë kujtojnë shoqërinë e saj me gardianët e Zogut, të cilët e çonin për argëtim në ballot që bëheshin në pallatin e Brigadave. Të mistershme janë gjithashtu lidhjet e saj me Qemal Stafën, i cili tërë kohën e thirri delegatja...
“Kur bëmë rivarrimin e Mehmetit”
Duro Shehu kujton se rivarrimi i Mehmetit u bë në korrik të vitit 2001, në praninë e qindra miqve dhe shokëve të tij. Pas 20 vjetësh, ata mundën t’i riktheheshin me lot në sy homazhit për Mehmetin. Të përjashtuar nga varrimi i parë i bërë nën bajonetat e armëve të policisë, miqtë dhe shokët e tij atë ditë nuk reshtën së treguari mbresat e tyre për të.
Vëllai i ish-kryeministrit kujton se eshtrat e Mehmetit, sigurimi i shtetit i hoqi natën e të nesërmes së varrimit në Sharrë dhe i zhduku nëpër errësirë, diku në një lëndinë në të dalë të fshatit Ndroq. Bashkë me të, thotë Duro Shehu, u zhdukën edhe eshtrat e prindërve të tyre. Vonë, shumë vonë, në vitet e demokracisë, falë këmbënguljes së Bashkimit, djalit të vogël të Mehmetit, u gjetën edhe eshtrat e tyre...
“Ridënimi që më bëri Kurt Kola”
“Të paktën një shtëpi për të futur kokën”. Vetëm këtë kërkova kur dola nga burgu i Burrelit, në fillimin e viteve ‘90, shprehet për gazetën “Panorama”, Duro Shehu, vëllai i ish-kryeministrit komunist. I mbetur në vetmi, pa familje tashmë, trokiti në zyrën e të përndjekurve politikë. “Më priti Kurt Kola, një ish-bashkëvuajtës i regjimit enverian, kujton ai. Fillimisht më tha se do interesohej të më jepnin një gazoniere në qytetin e Tiranës. E falënderova nga zemra. Po nuk qe e thënë të bëhesha me një copë strehës si gjithë të tjerët. Teksa më regjistronte emrin për të më dhënë autorizimin, më pyeti nëse kisha të bëja me Mehmetin. Kur i thashë se është vëllai, ai m’u kthye disi i vrenjtur: Nuk kemi shtëpi për vëllain e kryeministrit të Enverit! Vetëm kaq dhe më tregoi derën. Ishte një ridënim tjetër ky nga Kurt Kola...”.
“Lahutën e Malësisë” Mehmeti e dinte përmendësh
“Aty nga viti ‘70, Enver Hoxha e ka qortuar miqësisht Mehmetin për librin e Fishtës ‘Lahuta e Malësisë’, të cilin e mbante në kabinetin e punës”. Teksa zbulon këtë fakt interesant, Duro Shehu shton se Mehmeti dinte përmendësh gati të gjitha vargjet e “Lahutës...”. “Kishte momente të veçanta, si të banketeve familjare, shprehet ai, që ato i recitonte me shumë pasion”. Duro Shehu shprehet për gazetën “Panorama” se përpjekjet e shumta për të përbaltur figurën e të vëllait, nuk kanë mundur të fshijnë nga kujtesa e shqiptarëve krijimtarinë poetike të tij. “Si mund të fshihet nga memoria poema ‘Adelante Kamaradas’ kushtuar Luftës së Spanjës, për të cilën janë shprehur edhe poetët më në zë të letërsisë shqipe?!”, kujton jo pa nostalgji i vëllai i ish-kryeministrit të vrarë në rrethana të dyshimta. Ai thotë se Mehmeti kishte për zemër sidomos Kadarenë dhe Petro Markon. Ndërkaq shton se mjaft krijime interesante që pas vitit ‘81 nuk janë zënë më në gojë, si “Marrshi i Brigadës së Parë Sulmuese”, “Hymni i Ushtrisë Nacional Çlirimtare”, “Lufta për çlirimin e Tiranës” etj., mbajnë autorësinë e Mehmet Shehut dhe për kohën kanë patur vlera të jashtëzakonshme. Duro Shehu, veç pasionit, e lidh këtë krijimtari të të vëllait edhe me gjuhët e shumta që zotëronte. “Mehmeti, saktëson ai, fliste italisht, anglisht, spanjisht, frëngjisht, gjermanisht, serbo-kroatisht dhe rusisht...”.
Takimi i fundit me Mehmetin
“E mbaj mend mirë takimin e fundit me tim vëlla, Mehmetin”, kujton Duro Shehu. Ka qenë dita kur ka shkuar në shtëpinë e tij për ta uruar për fejesën e Skënderit, me Silva Turdiun. “Kishte shumë njerëz atë ditë dhe nuk arrita të bisedoja gjatë me Mehmetin, madje nuk e mora vesh mirë kush ishte nusja e re. Kisha dëgjuar vetëm që ishte vajza e një profesori të nderuar të Universitetit të Tiranës dhe asgjë tjetër. Çastet kur u futa në shtëpi, sa kishte dalë Enveri me Nexhmijen që kishin shkuar për urimin e fejesës së Skënderit. Fiqiretja në një moment më tha se Nexhmija, që kishte takuar Silvën, të fejuarën e djalit të Mehmetit, i kishte thënë t’i jepte të fala të ëmës, pasi e njihte prej kohësh.