Lëv: Isha afër dorëheqjes
Në një intervistë për gazetën gjermane “Welt am Sonntag”, trajneri i Gjermanisë Lëv pranon se humbja ndaj skuadrës së Biliçit e bëri të ndihet keq, madje mendoi të dorëzohet, duke e braktisur stolin gjerman.
“Sigurisht që mendova të jap dorëheqjen, por u përpoqa të ruaj optimizmin tim dhe i largova mendimet për t’u dorëzuar,” tha Lëv. Ndeshjen e tretë, Gjermania fitoi ngushtë 1-0 ndaj njërit prej vendeve organizatore te Euro 2008-ës, Austrisë, dhe ky rezualtat, jo vetëm i siguroi kalimin në çerekfinale gjermanëve, por ishte vendimtar për vazhdimësinë e Lëvit, pasi një disfatë në këtë ndeshje, do të sillte skenar tjetër për karrierën e teknikut. “M’u desh të qetësohesha dhe të prisja se çfarë atmosfere do të krijoheshe, dhe nëse do të kishim pësuar një humbje, nuk mund ta them atë që do të ndodhte”.