Turizmi, karnavale ndërkombëtare me “Birra Korça”
Sezoni turistik në Korçë çelet me birrën e qytetit. Festa madhështore, e zhvilluar të shtunën, duke i hapur dyert turistëve vendas e të huaj, nuk do të kishte kuptim pa “Birra Korça”.
KORÇE/ JORGJETA GJANÇI
Këtë fakt pohuan gjatë fundjavës banorët e qytetit, të ftuarit në Festivalin Ndërkombëtar të Karnavaleve dhe pushtetarët vendorë e të ardhur enkas për këtë eveniment veror. Gjetja më e sigurt për të tërhequr vëmendjen jo vetëm të shqiptarëve, por dhe të huajve, ka qenë pikërisht ajo e zhvillimit të një Festivali Karnavalesh, ku maskat dhe simbolet e paraqitur në shesh do të shënonin startin e “Verë 2008”. Idenë e hedhur në letër nga Bashkia e Korçës e ka mbështetur për t’u realizuar biznesi vendas, një prej të cilëve është sponsori kyç i aktiviteteve të tilla, “Birra Korça”. E pikërisht, në një program me titull “Shpirti i traditës”, nuk mund të mungonte shpirti i korçarëve prej rreth 1 shekulli, birra e tyre. IHB grup mësohet se i është përgjigjur kërkesës së paraqitur nga Bashkia për ta bërë sa më të gëzueshme e më të paharrueshme këtë festival. Në nderim të këtij kontributi, organizatorët e festivalit, me logon e fabrikës “Birra Korça”, kishin përgatitur një makinë lëvizëse që promovonte prodhimin e birrës. Nga mjeti i zbukuruar hijshëm, disa vajza të veshura karnavale ftonin të pranishmit të shijonin birrën e qytetit të Korçës, e cila si edhe vetë karnavalet e ka fillimin e saj në gjysmën e parë të shekullit të kaluar. Parakalimet e grupeve pjesëmarrëse janë shoqëruar dhe me gota birre të të dyja llojeve, që ka ofruar birra më e njohur jo vetëm në Korçë, por prej vitesh dhe në të gjithë Shqipërinë, duke depërtuar dhe në tregun e huaj. Festa vazhdoi gjatë. Mijëra persona, anëtarë të 20 grupeve pjesëmarrëse e të ftuar, dhe pse nën rrezet përvëluese të diellit, gëzuan e dëfryen. Për të shuar vapën dhe për të shijuar deri në fund emocionet e rralla që përjetuan gjatë Festivalit të Karnavaleve, ata janë dyndur tek tri tendat ku tregtohej “Birra Korça”. Zëvendësdrejtori i fabrikës së “Birra Korça”, Ropi Miti, tregoi për gazetën se ishin marrë masat që gëzimit të banorëve të qytetit dhe miqve të shumtë të mos iu mungonte pija më e preferuar e qytetit, ajo e “Birra Korça”. Për këtë qëllim ishin ngritur në krah të skenës, prej nga drejtohej festivali, pikat e shpërndarjes së saj. Drejtuesit e fabrikës kishin marrë masa për t’iu afruar të gjithëve birrën e mirënjohur të Korçës me çmim promovues.
Kryebashkiaku: Korçës i rikthehet tradita
Kryebashkiaku Niko Peleshi është cilësuar nga bashkëqytetarët e tij si rikthyesi i traditës së vjetër korçare. Festivali i Karnavaleve, Festa e Birrës apo aktivitete të ndryshme artistike në Korçë, kanë pasur si protagoniste bashkinë, e cila po kërkon të tërheqë turistët vendas e të huaj të mbërrijnë në Korçë. “Natyra na ka dhuruar resurse pa kursim, ne po përpiqemi që të investojmë për ta bërë qytetin më mikpritës, më argëtues, më kreativ. Banorët na kuptojnë dhe mbështesin. Menduam që këtë vit ta çelim sezonin turistik me një veprimtari të madhe dhe organizuam Festivalin Ndërkombëtar të Karnavaleve. Ishte një sukses që është vlerësuar shumë nga banorët e Korçës dhe që përbën një satisfaksion për gjithë grupin organizator të tyre”, u shpreh Peleshi gjatë festimeve. Ai ka përmendur sponsorët e aktivitetit për mbështetjen financiare, mes tyre “Birra Korça”, e cila është simboli i Korçës. Sipas Peleshit, prej kohësh është punuar për të zbatuar programin “Shpirti i traditës”, sidomos ringjallja e organizimit të karnavaleve. Për këtë festival ndërkombëtar, ku morën pjesë grupe nga qytete dhe shtete të ndryshme, Presidenti i Karnavalit Evropian, Henk Ferdinand Van Der Kroon nderoi Bashkinë e Korçës me medaljen e artë të karnavaleve.