E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Berisha, më shumë se kreu i PD-së, në Shkodër shtuam 16 mijë vota

Kryetarja e Kuvendi, njëherësh numri dy i Partisë Demokratike, e ftuar dje në emisionin “Top Story”, tha se kreu i PD-së, Sali Berisha, është më shumë se kryetari i kësaj parti. Sipas Topallit, PD-ja ndodhet në kulmin e saj pas fitores më 28 qershor. “Berisha është më shumë se kryetar i PD-së. Është një Lider, firma e të cilit ndodhet në disa nga momentet më të rëndësishme të këtij vendi. Është politikani më i votuar në 20 vitet e fundit, madje edhe me vendet e rajonit”, - tha Topalli. Duke folur për zgjedhjet e fundit, Topalli, duke marrë Shkodrën si shembull, tha se PD ka marrë 16 mijë vota më shumë se zgjedhjet lokale. “Në vitin 2007, Bashkia e Shkodrës ka pasur rezultatin më të thellë. Në zgjedhjet e 2009-s ka pasur plus 16 mijë vota midis bllokut të majtë dhe atij të djathtë”, - shtoi Topalli. Duke qëndruar tek aktualiteti politik, Topalli lëshoi akuza të ashpra ndaj kreut të PS-së, Edi Rama, duke e akuzuar atë për lidhje mafioze. Ajo mori si shembull pallatin në qendër të Tiranës, duke e cilësuar si një abuzim mafioz me pushtetin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›